Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, një 38-vjeçar është konfliktuar me tre persona teksa bënte vrap në mëngjes dhe ka përfunduar në spital.
Policia e Vlorës në njoftimin e shpërndarë për median sqaron se shtetasi K.V është dhunuar me mjete të forta prerëse, nga tre persona të paidentifikuar pas një sherri për motive të dobëta.
Ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë edhe në brinjë, me mjet prerës.
I dëmtuari pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ka qenë jashtë rrezikut për jetën është larguar për në banesën e tij.
Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.