Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Faktet që mund të mos i dini mbi psikologjinë e njeriut

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Faktet që mund të mos i dini mbi psikologjinë e njeriut

Ne e simbolizojnë gjithmonë zemrën me ndjenjën e dashurisë, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë!

Zemra nuk ka të bëjë me ndjenjën e të qenit i dashuruar. “Të jesh i dashuruar”, është thjesht një reaksion kimik që ndodh në trurin tonë. Edhe pse ne gjithmonë e lidhim ndjenjën e të qenit të dashuruar me zemrën tonë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ju mund të pyesni me të drejtë se pse ndodh që zemra jonë rreh më shpejt, kur takohemi me të dashurit tanë, por ky është thjesht rezultat i reagimit kimik që ndodh në trurin tonë.

Çerofobia

Çerobofia është një gjendje e mendjes tonë, ku jemi shumë të frikësuar për të qenë të lumtur, pasi mendja ndjen sa herë ndodh diçka e mirë, se ajo nuk do të zgjasë përgjithmonë, dhe se diçka tragjike do të ndodhë shumë shpejt. Kjo fobi quhet Çerofobi, dhe është e zakonshme në mesin e njerëzve, ndonëse shumë prej nesh nuk e kuptojnë këtë.

Fshehja e ndjenjave i bën ato më të forta

Po, sa më gjatë që t’i fshihni ndjenjat tuaja për dikë, aq më e fortë do të bëhet ajo ndjenjë. Kjo është sjellja mendore e mendjes sonë, deri kur të përballemi me ndjenjat tona, t’i pranojmë apo të flasim mbi to, ne do të vazhdojmë të mendojmë vazhdimisht në lidhje me to.

Çfarë bën truri juaj në shumicën e kohës?

Shtatëdhjetë për qind të kohës, truri ynë është vetëm duke riprodhuar kujtimet që kemi përjetuar, dhe duke u përpjekur të imagjinojë dhe krijojë skenarë të momenteve të përsosura. Tashmë që e dini këtë fakt, do ta kuptoni se vetëm 30 për qind të kohës ne e kalojmë për të mësuar gjëra dhe përvoja të reja.

Çfarë ndodh në trurin tonë kur dikush kërkon të na pyesë për diçka?

Në 98 për qind të herëve, kur dikush na thotë se do të na bëjë një pytetje, truri ynë fillon automatikisht fillon të rikujtojë të gjitha gjërat negative që mund të kemi bërë kohët e fundit. Adoleshentët janë më të familjarë me këtë sjellje. Pikërisht në këtë mënyrë reagon mendja e tyre, kur prindërit i pyesnin për diçka.

Mashtruesit në internet

Një sondazh ka zbuluar se shumica e njerëzve që mashtrojnë të tjerët në internet, janë në fakt natyra psikopatike, sadiste dhe narciziste. A ka kjo ndonjë lidhje, apo është thjesht një rastësi? Shkencëtarët thonë se pikërisht për shkak të natyrës së tyre, këta lloj njerëzish zgjedhin të veprojnë në internet.

Ata që qeshin shumë, janë më të trishtuarit nga të gjithë

Njerëzit që përpiqen të bëjnë për të qeshur çdokënd, dhe përpiqen të bëjnë gjeste qesharake, janë në fakt më të depresuar se të tjerët. Ata përpiqen vërtet shumë për të qenë gazmorë dhe stampuar buzëqeshjen, në mënyrë që të fshehin gjendjen e tyre të brendshme emocionale. Komediani i njohur amerikan, Robin Uilliams, u vetëvra duke varur veten në shtëpinë e tij, për shkak të depresionit, dhe kjo është një provë e fortë e kësaj teorie.

Lotët e gëzimit dhe ato të dhimbjes

Kur dikush thotë se është duke derdhur lot gëzimi, vëreni se nga cili sy i del loti i pare. Në qoftë se loti vjen nga syri i djathtë, personi po thotë të vërtetën, pasi lotët e gëzimit fillojnë të dalin gjithmonë nga syri i djathtë. Ndërsa lotët e dhimbjes, fillojnë të dalin nga syri i majtë.

Fjetja për një kohë të gjatë, ndjell më shumë gjumë

Ekziston një besim i përbashkët sipas të cilit nëse një person fle shumë, më shumë sesa zakonisht, ai nuk do të ndjehet i përgjumur kur të ngrihet. Në fakt e kundërta është e vërtetë: njerëzit që kanë prirjen të çohen vonë nga gjumi në mëngjes, do të ndjejnë nevojën të flenë akoma. Fjetja e tepërt vetëm sa e lodh më shumë trupin tuaj, dhe kjo është arsyeja pse këshillohet gjithmonë të zgjoheni pa rënë zilja e alarmit.

Kur jeni vetëm, shihni çifte të lumtura

A e dini se truri ynë mund të sillet ndonjëherë si ai i një fëmije 4-vjeçar, duke qarë për diçka që nuk e ka, dhe duke mos u kujdesur për gjërat që tashmë ka? Nëse jeni vetëm, e keni një ide se për çfarë po flasim. Kur njerëzit nuk janë në një lidhje intime, truri i tyre sheh vetëm çifte të lumtura, dhe e kundërta ndodh kur jeni vetë në çift, shihni kudo beqarë të lumtur.

Mbyllni sytë për të kujtuar gjëra të ndryshme

A keni parë ndonjëherë një person të mbyllë sytë, dhe një përqëndrim të plotë të përpiqet të kujtojë diçka? Shkenca na tregon se mbyllja e syve, mund të na ndihmojë të mbajmë mend gjërat. Kur ne mbyllim sytë, shmangim të gjitha shpërqëndrimet e jashtme, dhe kjo e ndihmon trurin tonë për t’u përqëndruar në detyrën e rithirrjes së kujtesës.

Gjithmonë negativë? Përgjegjës mund të jenë gjenet tuaja…!

Disa nga studimet e fundit, kanë zbuluar se arsyeja se pse disa njerëz janë më negativë se të tjerët, mund të jetë për shkak të një gjeni të pranishëm në trupin e tyre. Negativiteti i pranishëm në mendjen tonë, mund të jetë një tipar gjenetik që ne mund ta kemi trashëguar nga prindërit tanë. Pra, mos fajësoni krejtësisht veten nëse mendoni negativisht gjatë gjithë kohës.

Ëndrrat pas vdekjes

Ka të ngjarë që mos ta besoni, por një mori studimesh kanë zbuluar se pasi një person vdes, truri dhe organet e tjera nuk vdesin menjëherë. Pasi një person vdes, truri vazhdon aktivitetin e tij edhe për gati 7 minuta, ku i ndjeri do të shohë si në ëndërr fragmente nga kujtimet e veta.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: cerefobiae qeshuraenderratfaktetlumturiapsikologjiatruri

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë
Bota

Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë

11:33 | 16/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Next Post
Mbytjet në det, Berisha: U shënua viktima e 21-të e këtij sezoni, katër herë më shumë se në të gjithë Evropën

Mbytjet në det, Berisha: U shënua viktima e 21-të e këtij sezoni, katër herë më shumë se në të gjithë Evropën

Ja si patatja “ushqeu” rritjen e kapitalizmit liberal

Ja si patatja “ushqeu” rritjen e kapitalizmit liberal

200 mijë euro gjobë vetëm për një postim online

200 mijë euro gjobë vetëm për një postim online







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë
Bota

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë

by mirseda
22:52 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin...

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

22:24 | 17/03/2026
Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

21:59 | 17/03/2026
Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com