Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermanët përplasen për tualetet “alla-turka”

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermanët përplasen për tualetet “alla-turka”

Integrimi i të huajve në Gjermani nuk është i lehë. Ata duhet të mësojnë një gjuhë të huaj, të gjejnë punë, të mësohen me sistemin kompleks shoqëror gjerman.

Ndërkohë që edhe atmosfera kundrejt refugjatëve ka ndryshuar: Gjermanët nuk janë më të hapur si para dy vitesh.

Aktet terroriste dhe përvoja, se integrimi nuk po ecën si duhet, e kanë zbehur optimizmin e tyre. Në këtë situatë Qendra Kulturore „Alte Feuerwache e.V. në Këln ndez një debat. Drejtuesit kanë vendosur të ndërtojnë „tualete publikë që respektojnë kulturat e tjera”, sidomos për myslimanët. Bëhet fjalë për tualetet alla-turka pa ulëse.

Köln, Alte Feuerwache, Express-Zeitung über WC-Pläne (DW/Milan Gagnon)Gazeta Express shkruan se integrimi nuk zhvillohet në tualet…

Ky vendim ndez edhe më shumë debatin për integrimin në Gjermani. Ende nuk kishte raportuar mirë gazeta lokale “Kölner Stadtanzeiger” për banjot, kur filloi në internet një debat i madh. Shumë lexues reaguan me refuzim të hapur ose tallje.

Tipike në vendet myslimane?

Tualete të tilla europianët i njohin nga Franca. “Një tualet i tillë i përgjigjet asaj që është tipike në vendet myslimane” thotë Konrad Müller nga bordi i qendrës kulturore. “Me këtë ne duam t’u japim këtyre njerëzve idenë se këtu janë në shtëpinë e tyre”. Për larje drejtuesit nuk planifikojnë letren higjienike, por një zorrë uji. Nga ana tjetër vrima e tualetit nuk tregon nga jugu. „Të kryesh nevojat e mëdha me drejtim nga Meka kjo nuk shkon”, thotë Konrad Müller.

Reagime nga Kölni

Kjo temë u kap menjëherë nga politika. „Kjo më le pa frymë”, thotë Uli Breite nga dega e liberalëve, FDP në Këln. “Ne liberalët mbështesim iluminizmin dhe përparimin. Ky tualet është kthim mbrapa. Integrimi mbështetet tek fakti që njerëzit që vijnë këtu tek ne përshtaten dhe jo e kundërta.”

Edhe drejtuesja e të Gjelbërve për Kölnin, Kirsten Jahn shpreh mosmiratimin e saj. “Zot i madh, ç’është kjo. Madje është një lloj fodullëku se si bordi i kësaj qendre kulturore pretendon që e di, se si duan njerëzit t’i kryejnë nevojat e tyre. Kjo është qesharake dhe nuk ka të bëjë me besimin.”

Të mësosh nga kultura të tjera?

Drejtuesit e qendrës kulturore e kanë mbrojtur vendimin e marrë. „Nuk ka asgjë të gabuar dhe nuk ka të bëjë aspak me mirësinë e tepruar, sepse organizata jonë ka mision dijen ndërkulturore. Edhe këtu popullsia lokale mund të mësojë diçka nga kultura të tjera”, thuhet nga kjo qendër.

Köln, Alte Feuerwache-Hof (DW/Milan Gagnon )Qendra Kulturore e Kölnit që ndezi debatin

Ndërkohë Ahmed Awaimer, i ngarkuar për dialogun nga Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani shprehet i përmbajtur për projektin. Parimisht qendra të tillë kulturore përpiqen të nxisin dialogun  e njerëzve nga kultura të ndryshme. Pra është mirë të reflektosh për tjetrin, thotë ai. Por çështja e banjove allaturka nuk është ndër problemet më urgjente të integrimit. Prandaj edhe debati për këtë projekt është i ekzagjeruar. Ka probleme më të rëndësishme që duhen zgjidhur, si kurset e trajnimit për qindra mijëra myslimanë.

Jo temë fushate zgjedhore

Në fushatën aktuale në Gjermani disa politikanë e kanë kapur këtë temë për ta përdorur për qëllimet e tyre elektorale. Një politikan i partisë djathtiste, AfD shkruan se pas urinaleve të posaçme për femra, tani kërkon tualete për myslimanë. Duket sikur vendi nuk ka probleme të tjera.

Ndërsa Ahmad Awaimar thotë se shpreson që politikanët do ta mënjanojnë një temë të tillë në fushatë, sepse një temë e tillë kaq e nxehtë nuk është dinjitoze për kulturën demokratike të vendit.

Reagime nga bota arabe

Në botën arabe reagimet janë të ndryshme. „Myslimanët në shtetet e Gjirit Persik” përdorin madje tualete allaturka të lara në flori”, shkruan Bilal Arbouch në faqen e facebookut. Me shkelje syri ai shton se edhe „për këtë duhet që Gjermania të tregojë kujdes.”

Ndërsa Osama Saadallah nuk e kupton debatin. „Pse duhet të jenë të zemëruar njerëzit me tualete të tilla?” Sipas tij ato ekzistojnë edhe në vende të tjera në Europë. Nuk ia vlen për banjo të tilla të fillosh “luftën e shenjtë”, shkruan ai. “Nevojat mund t’i kryesh si të duash. Rëndësi ka të rehatohesh.

Edhe Ahmed Habra nuk e kutpon se ç’kuptim ka një debat i tillë. “Nuk kanë myslimanët të drejtë për një jetë në vendet demokratike ku respektohen të drejtat e njeriut?”, shkruan ai në facebook.

Tags: emigrantetgjermanetintegrimiperplasentauletet

TË LIDHURA

Mbyllja e qeverisë në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime
Bota

Mbyllja e qeverisë në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime

17:37 | 07/11/2025
Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”
Bota

Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”

14:32 | 07/11/2025
Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore
Bota

Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore

14:29 | 07/11/2025
Next Post
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit

Vlorë, Konflikti i pronësisë midis dy ish-bashkëshortëve tmerron gjithë fshatin

Vlorë, Konflikti i pronësisë midis dy ish-bashkëshortëve tmerron gjithë fshatin

VIDEO/ Ndëshkohet Cristiano Ronaldo, shtyu arbitrin në Super Kupën e Spanjës

VIDEO/ Ndëshkohet Cristiano Ronaldo, shtyu arbitrin në Super Kupën e Spanjës







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Mat, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës
Aktualitet

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Mat, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës

by mirseda
18:21 | 07/11/2025
0

Kutitë me materialet e ditës së zgjedhjeve mbërritën në KZAZ 16 nën masa të rrepta sigurie nga...

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

18:18 | 07/11/2025
Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

17:56 | 07/11/2025
Dy të arrestuar në Kakavijë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me doza kokaine dhe fishekë gjahu

Dy të arrestuar në Kakavijë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me doza kokaine dhe fishekë gjahu

17:53 | 07/11/2025
Mbyllja e qeverisë në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime

Mbyllja e qeverisë në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime

17:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com