Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Universitet/ Studentët që përjashtohen nga taksat dhe ata që përfitojnë bursë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Universitet/ Studentët që përjashtohen nga taksat dhe ata që përfitojnë bursë

Në udhëzimet e fundit që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dërguar pranë institucioneve të arsimit të lartë publik, saktësohet se rimbursimi i kostos së studimeve do të jetë në masën 100% për kandidatët që ndjekin programet 3-vjeçare të ciklit “Bachelor”, si dhe në masën 50% nëse studenti është duke ndjekur një program të ciklit të dytë, “Master profesional”, ose “Master i shkencave”.

Konkretisht, studentët që janë nga shtresat sociale të tilla, si: “persona që nuk dëgjojnë dhe shikojnë, invalidë të punës, invalidë para dhe tetraplegjikë, me statusin e jetimit, romë, ballkano-egjiptianë, persona që kanë humbur njërin nga prindërit dhe familja e tyre trajtohet me ndihmë ekonomike, fëmijë të ish-të dënuarve politikë, fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës, apo të prekurit nga HIV-AIDS, duhet që brenda afateve të përcaktuara nga vetë sekretaritë mësimore të fakulteteve, të dorëzojnë dosjen e dokumenteve të kërkuara. Kjo në mënyrë që të përjashtohen nga taksa e shkollimit. Po e njëjta procedurë do të ndiqet edhe në programet e nivelit të dytë. Sipas shkresës së dikasterit të arsimit, studentët e këtyre shtresave sociale që janë duke ndjekur në programet “Master” do të paguajnë vetëm gjysmën e taksës vjetore të shkollimit.

Dorëzimi i dokumenteve për të përfituar duhet të bëhet edhe nga studentët e viteve të dyta e lart, të cilët kanë përfituar edhe gjatë viteve të shkuara. Në bazë të ndryshimeve të përcaktuara në ligjin e arsimit të lartë, ekspertët e MAS po përgatisin edhe paketën e re me aktet nënligjore që do të zbatohen mbi tarifat e studimit për vitet në vijim. E derisa këto ndryshime do të jenë gati, përjashtimi nga tarifat e studimit do të vijojë të bëhet sipas kësaj skeme, kur për nivelin e parë të studimeve rimbursimi do jetë maksimal, ndërsa për nivelin e dytë në masën 50%.

Përfitimi nga fondi i mbështetjes studentore 

Nga fondi i mbështetjes studentore që do të akordojë shteti për vijimin e studimeve të larta, do të përfitojnë tre kategori, siç janë bursat e studimit për studentët e shkëlqyer, bursat për studentët në programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar, si dhe bursat e studimit për studentët që i përkasin shtresave sociale në nevojë. Grupet e punës në MAS po përgatisin aktet nënligjore, në të cilat do të përcaktohen modalitetet e mbështetjes me bursë të secilës prej këtyre shtresave përfituese. Bursat e studimit për studentët e shkëlqyer u jepen studentëve me notë mesatare maksimale në hyrje, në rang vendi, pavarësisht programit të studimit dhe institucionit, në të cilin ata kanë zgjedhur të ndjekin studimet. Studenti vazhdon të përfitojë këtë bursë vetëm nëse rezultatet e tij, gjatë gjithë viteve të studimit, vazhdojnë të jenë të shkëlqyera. Ndërsa bursat e studimit për studentët që kanë zgjedhur të ndjekin programet e studimit në institucione publike të arsimit të lartë, që përbëjnë prioritet kombëtar, u shpërndahen studentëve që studiojnë në fushat e përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave. Për shtresat sociale në nevojë saktësohet se bursat e studimit do u jepen studentëve që janë shpallur fitues në institucionet publike të arsimit të lartë dhe plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për të gjithë ata studentë të cilët përfitojnë, duhet të kenë mbyllur  në fakultetin që studiojnë, dosjen e dokumenteve që të përjashtohen nga tarifa e shkollimit, sipas shtresave sociale ku bëjnë pjesë: studentët e verbër, invalidë, studentët me statusin e jetimit, romë, fëmijët e ish-të dënuarve politikë, fëmijë të policëve dhe ushtarakëve të rënë në krye të detyrës,  studentët të cilëve njëri nga prindërit u është ndarë nga jeta dhe familja trajtohet si “familje në nevojë” dhe studentët e prekur nga sëmundja HIV¬AIDS.

Kriteret për t’u pranuar në Universitet

Rreth 40 mijë maturantë përfunduan studimet e tyre në  gjimnazet e gjithë vendit për vitin akademik 2016-2017.  Për të gjithë ata të cilët kërkojnë të vijojnë më tej studimet dhe që  duhet të njihen me kriteret  e pranimit në universitete, tashmë ato janë të publikuara nga Universiteti i Tiranës, ku vlen të theksohet  se formula për t’u bërë pjesë e 7 fakulteteve të Universitetit të Tiranës  ka ndryshuar pothuajse në shumicën e fakulteteve. Fakulteti për Gjuhët e Huaja, një risi për këtë vit ka që të gjitha notat e provimeve gjatë tre viteve të shkollës së mesme duke shtuar dhe notat e provimeve të maturës që janë gjithsej 5  lëndë. Këto nota mblidhen së bashku dhe pjesëtohen me numrin e përgjithshëm të tyre.

Kjo është formula  e cila do të përdoret për të pranuar maturantët të cilët dëshirojnë të vijojnë studimet e tyre për degët e Gjuhëve të Huaja. Ndërsa për ata të rinj të cilët duan të aplikojnë  në Fakultetin e Histori-Filologjisë do të përdoret një tjetër formulë përllogaritëse . Të gjitha programet që funksionojnë në këtë fakultet, funksionojnë sipas një parimi të përbashkët, ku 80% e vlerësimit do të jetë nga mesatarja e tre viteve në shkollës së mesme, që duket së përbën edhe bazën kryesore të procesit të vlerësimit, ndërkohë që  20% do të llogaritet nga mesatarja e provimeve  me detyrim të  maturës shtetërore, shkruan Scan.

Një tjetër formulë pritet të aplikohet në Fakultetin  e Shkencave të Natyrës, ku në ndryshim nga  Fakulteti i Histori-Filologjisë ku bazën kryesorë  të vlerësimit e zë mesatarja e tre viteve të shkollës në këtë fakultet  në bazë të vlerësimit,  do të ketë 50% nga mesatarja e përgjithshme e studimeve, e cila ndahet në dy komponentë, 25 % nga mesatarja e përgjithshme dhe 25% mes mesatares së maturës shtetërore.Ndërsa për Fakultetin Ekonomik  vlerësimi  do të përllogaritet në këtë mënyrë: 50% studentët  e kanë nga mesatarja e notave të studimit gjatë 3 viteve dhe 50% e vlerësimit janë grup-lëndët përkatëse që ka përzgjedhur fakulteti. Po në të njëjtën mënyrë edhe për maturantët të cilët kërkojnë të ndjekin studimet e tyre pranë Fakultetit të Drejtësisë. Edhe në këtë fakultet  50% të vlerësimit studentët  e kanë nga mesatarja e notave të studimit gjatë 3 viteve  të shkollës së mesme dhe 50% e vlerësimit  janë grup-lëndët përkatëse që ka përzgjedhur fakulteti.

Tags: burseperfitojneperjashtohenStudentëttaksatuniversitetet

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Atleti Usain Bolt përfundoi karrierën në mënyrë zhgënjyese në Kampionatin Botëror në Londër

Atleti Usain Bolt përfundoi karrierën në mënyrë zhgënjyese në Kampionatin Botëror në Londër

Galaxy Note 8, publikohen imazhe të prototipit, performancë fantastike

Galaxy Note 8, publikohen imazhe të prototipit, performancë fantastike

KLSH kallëzon në prokurori 6 zyrtarë të bashkisë Roskovec, i shkaktuan shtetit 38.2 mln lekë dëm

KLSH denoncon: Bashkia e Fierit ka shkaktuar dëm ekonomik rreth 51 milionë lekë

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com