Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Irlandë/ Mrekullia e rikthimit të plazhit pas 30 vjetësh

9 vjet ago
in Të Gjitha
Irlandë/ Mrekullia e rikthimit të plazhit pas 30 vjetësh

Në qytezën irlandeze Dooagh në ishullin Achill banorët i gëzohen sot rikthimit të plazhit, që u zhduk papritur 30 vjet më parë. Plazhi me rërën e rikthyer josh sërish më shumë turistë në këtë qytezë.

Atlantiku është i ashpër përreth ishullit Achill, në perëndim të Irlandës. Deti, thonë vendasit, karakterizon gjithçka këtu. Ata krenohen me plazhet dhe shkëmbinjtë e tyre, që janë më të thepisurit në Europë. E veçanërisht banorët e Achill krenohen për plazhin në qytezën Dooagh. Disa bëjnë fjalë sot për një mrekulli, që plazhi i zhdukur papritur para 30 vjetësh u rishfaq sivjet pak muaj më parë. Pikërisht në vendin e dikurshëm, që për tri dekada përbëhej vetëm nga shkëmbinj dhe gurë. Në vitin 1984 stuhi të fuqishme nga Jugu bënë që rëra të tërhiqet prej ujit. Ky rajon i vogël përjetoi një shok asokohe.

Zhgënjimi për zhdukjen e rërës

John McNamara, një banor i moshuar i Dooagh-së kujton shokun e përjetuar asokohe:„Ajo çfarë mbeti ishin vetëm gurë. Panorama nuk ishte më e bukur – ne nuk mund të ambientoheshim me të. Po ashtu ne ishim të zhgënjyer, sepse ne në Dooagh nuk mund të konkuronim më me pesë plazhet e tjera të bukura këtu në Achill.”

Sivjet papritur pak para Pashkëve gurët sërish u mbuluan nga rëra: era e pazakontë e fuqishme që vazhdoi për ditë të tëra nga Veriu e risolli rërën. Qysh atëherë John McNamara vjen çdo ditë të shëtisë këtu. „Këtu më kthehen kujtimet e fëmijërisë. Kur shëtis këtu, mendoj për ata që nuk janë më mes nesh në fshatin tonë. E pastaj oshëtima e detit, është krejt ndryshe kur dallgët përplasen në rënë e jo në shkëmbinj.”

Irland

Rëra rikthen turistët

Në zyrën e turizmit të ishullit Sean Molloy dhe Emmet Callaghan i konsiderojnë këto kohë sot si historike. Ne e dimë, që gjatë 200 viteve të shkuara plazhii është zhdukur disa herë dhe është shfaqur sërish, thonë ata. Imazhet nga viti 1890 tregojnë, se nuk ka pasur plazh me rërë, por vetëm gurë. Sa kohë do të qendrojë kësaj radhe? Askush nuk e di. Sean dhe Emmet bëjnë sa të munden fotografi për të dokumentuar kohën e plazhit sot.  Dhe ata duan të tërheqin sa më shumë turistë. Qëkurse plazhi është kthyer, është rritur numri i vizitorëve. Në fshat ata tregojnë, se kinezët pyesin për mrekullinë e plazhit të kthyer. Turizmi është krahas bujqësisë një burim i rëndësishëm të ardhurash prej dekadash në këtë zonë. Sean Malloy, menaxher turizmi në ishullin Achill, thotë: „Në vitet 50, 60 dhe 70 këtu në plazh u hapën disa hotele, restorante e pube. Vizitorët donin të ishin sa më afër plazhit. Kur ai u zhduk, në të gjithë fshatin ekonomia pësoi rënie. Ndërsa tani plazhi është sërish i pranishëm, kjo është një mrekulli.”

Banorët në Achill e mbështesin njeri-tjetrin dhe kalojnë së bashku kohën e lirë nëpër pube, por të moshuarit i shqetëson fakti, që të rinjtë largohen nga ishulli. Sidoqoftë John McNamara ashtu si dhe shumë të tjërë tani i varin shpresat tek plazhi i rikthyer, që e bën të njohur ishullin e tij në skajin më perëndimor të Europës dhe i jep fshatit të tij besim për të ardhmen./DW/

Tags: 30 vjetëshevropaIrlandamrekullirikthimittë plazhit

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Temperaturat e larta, Greqia pushtohet nga flakët

(Video) Situata e zjarreve sërish problematike, 11 vatra në të gjithë vendin

Tërhiqet Rama për listën e zezë: Kazani thotë “erdhi diktatura”, por…

Rama bën premtime edhe me situatën e zjarreve

Izraeli dhe vendet arabe po i kundërvihen masivisht televizionit Al Jazeera

Izraeli dhe vendet arabe po i kundërvihen masivisht televizionit Al Jazeera







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri, Rama takon sot Presidentin Begaj
Aktualitet

Pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri, Rama takon sot Presidentin Begaj

by mirseda
10:30 | 02/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet të takojë sot në Pallatin e Brigadave në orën 11:00 Presidentin Bajram Begaj....

Ndahet nga jeta aktori Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës

Ndahet nga jeta aktori Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës

10:21 | 02/03/2026
Kaos me udhëtimet ajrore në Iran/ Ndërprerja më e madhe e fluturimeve që nga pandemia

Kaos me udhëtimet ajrore në Iran/ Ndërprerja më e madhe e fluturimeve që nga pandemia

09:57 | 02/03/2026
“Të pastë lënë baba uratën!”- Plas gallata te burgu i Durrësit! Rinia durrsake i shpreh ngushëllimet

“Të pastë lënë baba uratën!”- Plas gallata te burgu i Durrësit! Rinia durrsake i shpreh ngushëllimet

09:34 | 02/03/2026
Irani nuk pranon bisedimet me SHBA-të

Irani nuk pranon bisedimet me SHBA-të

09:28 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com