Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Përloti botën me luftën e tij për jetën, vdes foshnja 11-muajshe Charlie

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Përloti botën me luftën e tij për jetën, vdes foshnja 11-muajshe Charlie

Charlie Gard u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në Britani, duke përlotur botën. Fëmija 11-muajsh vuante nga një sëmundje tepër e rrallë që shkaktonte dëmtim progresiv truri dhe dobësim muskulor.

Mes prindërve të tij Connie Yates dhe Chris Gard, dhe Spitalit Great Ormond Street (GOSH) kishte nisur një betejë ligjore. Prindërit e Charlie Gard luftuan për ta dërguar foshnjën në SHBA për trajtim, deri në momentin që neurologu amerikan Michio Hirano tha se ishte shumë vonë për të funksionuar.

Lajmin e hidhur e dha Yates në një deklaratë publike, duke thënë: “Djali ynë i bukur na la, jemi shumë krenarë për ty Charlie”.

Humbjen e foshnjës Charlie e komentuan edhe liderët botërorë të cilët shprehën keqardhjen e tyre,  përfshirë Kryeministren britanike Theresa May, Papa Françeskun, Zv/Presidentin amerikan etj.

“Jam thellësisht e hidhëruar nga vdekja e Charlie Gardit. Mendimet dhe lutjet e mija janë me prindërit e Charlit në këtë kohë të vështirë për ta”, tha May.

“Ati ynë e pastë nën kujdesje Charlin. Lutem për prindërit e tij dhe të gjithë ata që e deshën”, shkroi Papa Franesku në një postim në Twitter.

Edhe zv/Presidenti amerikan, Mike Pence shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për prindërit e Charlit.

Të enjten prindërve të Charlit iu mohua dëshira e tyre për të kaluar më shumë kohë me të birin pasi Gjykata e Lartë vendosi që i vogli do të dërgohej në një shtëpi kujdesi dhe më pas t’i hiqeshin edhe pajisjet që e mbanin në jetë, me argumentimin se nuk kishte shpresa jete dhe se gjatë kohës që ishte në jetë ai vetëm sa vuante. Prindërit kërkuan që ta dërgonin fëmijën në SHBA për trajtim por specialistët e Spitalit në Britani këmbëngulën se trajtimi i atjeshëm ishte eksperimental dhe vetëm sa do t’i shtonte vuajtjet fëmijës, pasi ai kishte dëmtime të pakurueshme në tru.

Qindra e mijëra njerëz ofruan mbështetjen e tyre për Charlin, duke krijuar një “Ushtri të Charlit” dhe duke mbledhur 1.35 milionë paund britanikë për kurimin e tij.

Agjencitë më të mëdha të lajmeve në botë e publikuan vdekjen e tij si lajm të fundit për shkak të popullaritetit që kishte fituar çështja e tij.

Tags: 11-muajshbritaniCharlie Gardlufte ligjoreSHBAvdes

TË LIDHURA

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit
Bota

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

21:12 | 12/08/2025
Tragjedi në Zvicër/ 4-vjeçari shqiptar përplaset nga furgoni, ndërron jetë në spital
Bota

Tragjedi në Zvicër/ 4-vjeçari shqiptar përplaset nga furgoni, ndërron jetë në spital

19:45 | 12/08/2025
Next Post
Braçe: Opozita të ikë nga qeveria, detyra e 11-të e Ramës

Braçe: Opozita të ikë nga qeveria, detyra e 11-të e Ramës

Rama “ndërhyn” te autoritetet kroate për Ballist Morinën

Rama “ndërhyn” te autoritetet kroate për Ballist Morinën

Transferimi i sulmuesit të ri të Flamurtarit, SHISH kërkon informacione për të

Transferimi i sulmuesit të ri të Flamurtarit, SHISH kërkon informacione për të

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë
Kosovo

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

by mirseda
22:37 | 12/08/2025
0

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e...

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

22:21 | 12/08/2025
Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

21:35 | 12/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com