Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Rrëfehet Ermela: Sfidat e një policeje në Tiranë, meshkujt na e kanë frikën

9 vjet ago
in Të Gjitha
Rrëfehet Ermela: Sfidat e një policeje në Tiranë, meshkujt na e kanë frikën

Puna në Policinë e Shtetit është sa e vështirë, po aq edhe e bukur. Të paktën kështu e konsideron një nga punonjëset e Policisë Rrugore, Ermela Lika. 26-vjeçarja, në një rrëfim për “Shekulli-n”, shprehet mjaft e kënaqur për profesionin që ajo ka zgjedhur të ushtrojë.

Ermela kryen shërbime nëpër rrugët e Tiranës që prej dy vite. Ajo tregon se si është një ditë e zakonshme pune për të, ndërsa thotë që punën në Policinë e Shtetit e aq më tepër në Komisariatin e Policisë Rrugore, e ka zgjedhur nga dëshira dhe pasioni i madh për të.

Gjatë intervistës, 26-vjeçarja tregon edhe për vështirësitë që has gjatë kohës që ndodhet në punë. “Reagimet janë të ndryshme, jo të gjithë e pranojnë masën ndëshkuese. Femrat në Polici janë më të rrepta dhe meshkujt nuk janë aq sportivë në këtë rast”, shprehet ajo lidhur me reagimet që merr nga drejtues të ndryshëm automjetesh.

Sa kohë keni që punoni në Policinë Rrugore?

Kam gati dy vite e tre muaj që jam pjesë e Policisë Rrugore, që nga momenti që kam përfunduar Akademinë e Rendit e deri në këtë moment. E bëj me dëshirë këtë punë dhe dua ta vazhdoj për një kohë të gjatë.

Kush ka qenë arsyeja që ju bëri të zgjidhni këtë profesion?

Thjesht dëshira dhe pasioni që unë kisha të bëhesha pjesë e Policisë së Shtetit, veçanërisht pjesë e Policisë Rrugore. Them se ia arrita fillimisht, tashmë jam aty ku dëshiroja.

Si është një ditë pune për ju? Në cilat zona të Tiranës gjendesh më tepër?

Kur jam turn i parë, dita ime fillon me zgjimin qysh në orën 05:00 të mëngjesit. Pasi bëhem gati, më duhet të shkoj në komisariatin e Policisë Rrugore në orën 06:00. Aty marrim të gjitha porositë e dhëna dhe vendin e shërbimit nga ana e eprorëve tanë, për të vazhduar punën në orën 06:30. Përsa i përket zonave ku unë shërbej, mund të them që gjendem në të gjitha zonat e kryeqytetit. Por, vendi ynë i shërbimit ndryshon nga dita në ditë. Shpeshherë unë caktohem për shërbim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, te rruga “Myslym Shyri” apo edhe në ish-Bllok. Këto janë segmentet që unë kam kaluar më shumë kohë në shërbim.

A është pengesë ky profesion për familjen tuaj?

Jo, nuk është aspak pengesë… Madje mund të them me bindje që familja ime ka qenë e para që më ka mbështetur fort në këtë profesion që unë kam zgjedhur. Kjo pasi, fillimisht femrat edhe hasen në vështirësi kur marrin një detyrë të tillë.

Keni pasur ndonjë rast ku jeni gjendur në vështirësi gjatë orarit të punës?

Rastet më të vështira për mua janë aksidentet me pasoja të rënda. Në këto raste edhe mund ta ndjesh veten në vështirësi. Të gjesh dikë në gjendje kritike për jetën, domosdoshmërisht që do ta ndjesh veten në vështirësi. Do të duhet t’i japësh ndihmën e shpejtë dhe ta dërgosh në spitalin më të afërt dhe do duhet që çdo gjë të shkojë sa më mirë. Më pas duhet të kryesh të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes për të gjetur shkakun pse ka ndodhur.

Ndikon puna në jetën tënde personale?

Jo, nuk ndikon në asnjë lloj aspekti… Ka qenë dëshira ime që në fillim dhe, kur zgjedh një profesion që ti e do në të vërtetë nuk ndikon në jetën si familjare po ashtu edhe personale.

Puna në Policinë e Shtetit është cilësuar si një nga profesionet më të vështira. A je penduar që e ke zgjedhur?

Është një nga punët më të vështira, por pa harruar që është një nga punët më të bukura e më me dinamikë. Për sa i përket zgjedhjes që unë kam bërë, nuk jam penduar asnjëherë. Kur vjen fundi i ditës dhe ti ke përfunduar shërbimin tënd, ndihesh mirë nga njëra anë pasi i ke shërbyer mijërave qytetarëve në trafik, duke hequr më pas mënjanë lodhjen e pamasë.

 Kthehemi në terren. Cilat janë reagimet e qytetarëve kur vendosni gjoba apo bëni ndalime në rast thyerje rregullash?

Reagimet janë të ndryshme, jo të gjithë e pranojnë masën ndëshkuese që u vihet nga punonjësi i Policisë Rrugore. Janë raste të pakta ata që e pranojnë masën ndëshkuese pa bërë një kundërshtim.

Kur drejtuesit meshkuj hasen me një police femër, i marrin gjëra më me sportivitet?

Jo nuk e besoj. Mendoj që femrat në Polici janë më të rrepta dhe meshkujt nuk janë aq sportivë në këtë rast, si të thuash na e kanë pak “frikën”. Ndërsa femrat mund të them që i marrin me sportivitet gjërat kur kanë përballë një punonjëse femër. Por gjithsesi jo të gjitha, ka edhe raste kundërshtimi.

Po raste dhune apo kundërshtimi keni pasur ndonjëherë?

Raste dhune jo. Ndërsa kundërshtime kemi pasur në shumë raste.

Në rast kundërshtimi si veproni?

Për shembull, në rastet kur drejtuesit nuk paraqesin dokumentacionin e mjetit kur ju kërkohet nga punonjësi i Policisë, për kundërshtim shoqërohen në komisariat dhe atyre iu pezullohet leja e drejtimit të automjetit.

A janë ndërgjegjësuar ndopak qytetarët kohët e fundit me shtrëngimin e Kodit Rrugor, me shtimin e vlerës së gjobës?

Po sigurisht që janë ndërgjegjësuar. Reagimet e tyre janë shumë më ndryshe kur vlerat e gjobës kanë qenë më të ulëta.

A gjen kohë për argëtim, si e kalon pjesën tjetër të ditës pasi lë turnin e shërbimit?

Gjej kohë për argëtim në ditët e mia të pushimit. Tani jemi edhe në verë, kështu që kemi edhe më shumë mundësi argëtimi… Kohën duhet të dish si ta menaxhosh, pavarësisht se pjesën më të madhe ta merr puna në terren. Por përsëri, unë mundohem që t’ia plotësoj vetes të gjitha dëshirat…

Tags: Ermela likaPolicia e ShtetitpolicjaRrëfehettiraneveshtiresite

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Fitorja e Bashës, vjen dorëheqja e parë nga kryesia e PD-së

Fitorja e Bashës, vjen dorëheqja e parë nga kryesia e PD-së

Gjuriq: Dialogu me Kosovën është në interes të Serbisë

Gjuriq: Dialogu me Kosovën është në interes të Serbisë

TURQI/ Arrestohen 15 persona, kishin veshur bluzat me shkrimin “Hero”

TURQI/ Arrestohen 15 persona, kishin veshur bluzat me shkrimin “Hero”







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes
Bota

E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes

by mirseda
19:26 | 18/03/2026
0

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Athinë, ku një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në...

Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

19:16 | 18/03/2026
Vriten dy zyrtarë iranianë, qytetarët dalin në nderim në Teheran

Vriten dy zyrtarë iranianë, qytetarët dalin në nderim në Teheran

19:12 | 18/03/2026
Ukrainë–Spanjë: Marrëveshje për raketat dhe mbrojtjen ajrore

Ukrainë–Spanjë: Marrëveshje për raketat dhe mbrojtjen ajrore

19:09 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com