Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Klima politike e favorshme që shqipja të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni

8 vjet ago
in Të Gjitha
Klima politike e favorshme që shqipja të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni

Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe njëherë e përgjithmonë të eliminojë interpretimet e ndryshme që janë nxitur gjatë përdorimit të tij në të kaluarën, duke ndërlikuar edhe më shumë çështjen nëse shqipja është apo jo zyrtare dhe në cilat institucionet mund të përdoret.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev se deri para zgjedhjeve lokale në vjeshtë do të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, që njëherësh është edhe ndër sfidat kryesore të Qeverisë së re duke marrë parasysh debatet dhe tensionet para formimit të saj, pikërisht për shkak gjuhës shqipe.

Nevoja për zgjidhjen e këtij problemi fillimisht është aktualizuar nga vet Zoran Zaev, i cili atëherë drejtonte LSDM-në opozitare, ndërsa më pas ishte bërë edhe pjesë e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare.

Partitë shqiptare, në veçanti Aleanca për Shqiptarët, ishte bërë pjesë e qeverisë me kusht që zgjidhja e çështjes së gjuhës shqipe të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Ekspertët thonë se partitë duhet të kenë kujdes që zgjidhja që mund të miratohet, të mos mund t’i nënshtrohet, apo të lihet hapësirë që e njëjta të bie në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj se këto korniza do të tejkalohen dhe gjuha shqipe praktikisht do të merr karakter zyrtar edhe në institucionet shtetërore qendrore. Megjithatë, vlerësoj se kapaciteti kushtetues është i kontestueshëm, kështu që mund t’i jep shans VMRO-së që të zgjasë debatin dhe ta kontestojë këtë ligj”, thotë Mersel Bilalli, ish-deputet në disa përbërje parlamentare dhe profesor në Universitetin Fon të Shkupit, duke u bazuar në amendamentin 7 të Kushtetutës, e cila nuk e saktëson qartë nëse gjuha shqipe është apo jo zyrtare në nivel të shtetit.

Kryeministri Zoran Zaev, tha se ligji nuk rrezikon asnjë komunitet në vend dhe se zgjidhja që do të miratohet do të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Zaev: Një gjë është e sigurt, Qeveria me siguri do të miratojë ligjin para zgjedhjeve lokale…Nga kjo askush nuk humb asgjë, pasi në përputhje me konventat evropiane, çdokush ka të drejtë barazie në këtë shoqëri. Unë në mënyrë shumë transparente dhe të lumtur i prezantoj gjërat, sepse të gjithë ne kemi të drejtë për jetë të barabartë, të gjithë ne kemi të drejtë ta ndjejmë këtë Maqedoni si tonën, edhe në aspektin e të drejtave dhe obligimeve ndaj shtetit. Tashmë zgjidhja ligjore po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë dhe besoj që shumë shpejt do të kalojë për debat në qeveri, dhe më tej do ta procedojmë te Komisioni i Venedikut dhe në Kuvend.

Nga ana tjetër, Mersel Bilalli beson se zgjidhja do të jetë në kuadër të përcaktimeve të deklaratës së partive politike, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohen edhe përplasjet mes partive politike nënshkruese të saj, se është zgjidhur ose ky problem i diskutueshëm që nga pavarësia e Maqedonisë, raporton REL.

Bilalli: Mendoj se përafërsisht zgjidhja do të jetë në kuadër të deklaratës dhe është mirë që kjo zgjidhje të ndodhë sepse përfundimisht do ta konsumonte material që manipulantët politikë të taborëve të ndryshme e eksplodojnë.

Nga ana tjetër, partia VMRO-DPMNE, mbështetësit e së cilës protestuan për më tepër se dy muaj kundër deklaratës së partive shqiptare, që ndryshe e quajnë edhe “Platforma e Tiranës”, së fundmi ka zbutur qëndrimet, duke thënë se partia nuk është kundër gjuhës shqipe dhe se dëshiron të ketë një qasje të re pozitive ndaj shqiptarëve.

Tags: e favorshmegjuha shqipeklima politikemaqedoniZoran zaevzyrtare

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Skënderbeu fiton ndaj Kairatit, kualifikohet në turin tjetër

Skënderbeu fiton ndaj Kairatit, kualifikohet në turin tjetër

Ndarja e “tepsisë” së pushtetit pengon formimin e qeverisë së Kosovës

Ndarja e “tepsisë” së pushtetit pengon formimin e qeverisë së Kosovës

Patozi paralajmëron Bashën: Jepi fund legjendës së bashkëpunimit me PS-në ose do mbash përgjegjësi

Patozi: Basha e shiti PD-në, janë bërë pagesa për listën e deputetëve







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com