Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

13 vatra zjarri janë shfaqur në vendin tonë në 24 orët e fundit. Këto vatra janë regjistruar në Berat, Shkodër, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë dhe Dibër.

Mësohet se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 23 automjete, 130 forca ushtarake dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

DETAJET PËR ÇDO QARK KU KA PASUR VATRA ZJARRI:

QARKU BERAT

Zjarri i rënë dy ditë më parë, në malin “Partizani”, në pjesën jugore të kurorës së qytetit të Beratit, është fikur. Zjarrfikëset si dhe rreth 150 forca të bashkisë  kanë punuar për shuarjen e flakëve. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 25 ha me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Velagosht, Kuçovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Veterik, Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në mbështetje të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake të cilët kanë bërë edhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU SHKODËR

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në Njësinë Administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejës. Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapej dhe ka rrezikuar disa banesa. 30 forca ushtarake kanë punuar së bashku me ato të zjarrfikësve me mjete rrethanore duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe prej 20 ha. Aktualisht këto forca po punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit.

Në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.

Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

Në fshatin Bërdicë, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

QARKU LEZHË

Në fshatin Malaj, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe dushqe. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre.

Zjarri që ka rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, në fshatin Nënshejt, Mirditë është shuar plotësisht. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarje e zjarrit për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU FIER

Në Levan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikëset kanë shuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 dynym me shkurre dhe 138 rrënjë ullinj.

QARKU DURRËS

Në fshatin Nikël, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1.2 ha me shkurre.

QARKU TIRANË

Në fshatin Pezë Helmës, Tiranë, ka pasur riaktivizim zjarri në pyll me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU DIBËR

Në fshatin Blliçe, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 dynym me pemë frutore.

Tags: helikoptersituatavatra zjarri

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Kosovari vjen për pushime në Durrës, por zhgënjehet: Vitin tjetër do iki në Ulqin

Kosovari vjen për pushime në Durrës, por zhgënjehet: Vitin tjetër do iki në Ulqin

Mesila Doda ironizon kritikët e Bashës: Çfarë ke mbjellë, do korrësh!

Mesila Doda ironizon kritikët e Bashës: Çfarë ke mbjellë, do korrësh!

Panucci apo De Canio? Javën e ardhshme vendoset trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Panucci apo De Canio? Javën e ardhshme vendoset trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com