Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bashkëpunimi me SHBA-të, kryefjala e takimit midis Merkel dhe Macron

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Bashkëpunimi me SHBA-të, kryefjala e takimit midis Merkel dhe Macron

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u takua në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron, para vizitës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Francë. Të dy liderët evropianë, kanë shprehur nevojën për bashkëpunim më të ngushtë brenda vendeve të Evropës, pa lënë anash edhe SHBA-në. Para takimit me Trumpin, Macron ka pritur Merkelin për një takim të përbashkët të kabinetit mes dy qeverive.

Në një konferencë për media, Merkel, ka thënë se Evropa “duhet të marrë fatin e saj në duart e veta”, mirëpo në të njejtën kohë ka thënë se nevojitet “një bashkëpunim i ngushtë” me SHBA-në, pavarësisht “dallimeve në qëndrime”. “Ne duhet të jemi të suksesshëm dhe na duhet të ofrojmë siguri dhe zhvillim tek qytetarët tanë”, ka thënë ajo.

Mirëpo ajo ka shtuar se “ në çështjet e sigurisë, ne duhet të kemi bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, pavarësisht dallimeve në qëndrime”.

Ajo ka thënë se aleatët perëndimorë mbesin të varur nga njëri – tjetri sa i përket sigurisë në “botën e shekullit 21”. “E vetme, Evropa, nuk mund të fitojë luftën kundër terrorizimit, për shembull. Kemi arsye se pse jemi pjesë e NATO-s”, ka thënë ajo. Trump ka arritur më herët në Paris, i cili u prit nga Macron në ndërtesën historike Invalides, në të cilën gjendet varri i Napoleon Bonapartës, raporto REL.

Merkel dhe Trump janë përballur me situata që janë vlerësuar si të sikletshme gjatë takimeve në Uashington dhe gjatë vizitës së parë të presidentit Trump në Evropë, në maj. Ata janë takuar edhe në samitin e G20 që u mbajt në Gjermani më 7-8 korrik. Duke iu referuar takimeve me Trumpin, Merkel ka thënë në Paris se “ne nuk kemi biseduar për të gjitha dallimet tona, mirëpo pavarësisht të gjithave, mundësia për të biseduar është shumë e rëndësishme”. Trump do të qëndrojë në Francë për të shënuar Ditën Bastille më 14 korrik, së bashku me presidentin francez, Macron.

Tags: Angela MerkelbashkëpunimiEmmanuel MacronevropeSHBA

TË LIDHURA

Paralajmërim nga SHBA: Anijet që hyjnë në zonën e ndaluar do të ndiqen dhe ndalohen
Bota

Paralajmërim nga SHBA: Anijet që hyjnë në zonën e ndaluar do të ndiqen dhe ndalohen

16:06 | 13/04/2026
Foto/ Përplasjet me Papën, Donald Trump nuk i kursen ironitë, ‘zëvendëson’ Krishtin me veten e tij
Bota

Foto/ Përplasjet me Papën, Donald Trump nuk i kursen ironitë, ‘zëvendëson’ Krishtin me veten e tij

14:05 | 13/04/2026
Benjamin Netanyahu: Pro Donald Trump ndaj Iranit, JD Vance zbulon dështimin e negociatave
Bota

Benjamin Netanyahu: Pro Donald Trump ndaj Iranit, JD Vance zbulon dështimin e negociatave

14:02 | 13/04/2026
Next Post
PDIU frikësohet të garojë pa koalicion

Idrizi mbetet jashtë Kuvendit, PDIU merr vetëm 5 vota plus

“Lista e Zezë”, Dervishi: Rama po pastron administratën si Enveri

“Lista e Zezë”, Dervishi: Rama po pastron administratën si Enveri

Shinasi Rama: Basha i pafuqishëm, PD po shpërbëhet. I kalon familjes Berisha; Dhëndri në krye të saj

Shinasi Rama: Basha i pafuqishëm, PD po shpërbëhet. I kalon familjes Berisha; Dhëndri në krye të saj







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Paralajmërim nga SHBA: Anijet që hyjnë në zonën e ndaluar do të ndiqen dhe ndalohen
Bota

Paralajmërim nga SHBA: Anijet që hyjnë në zonën e ndaluar do të ndiqen dhe ndalohen

by mirseda
16:06 | 13/04/2026
0

Ushtria amerikane ka paralajmëruar se çdo anije që hyn ose del nga zona e bllokadës së saj...

Rama uron Orbanin për fitoren: “Suksese mikut tim Viktorit”

Rama uron Orbanin për fitoren: “Suksese mikut tim Viktorit”

16:04 | 13/04/2026
Rama takim me operatorët turistikë në Vlorë

Rama takim me operatorët turistikë në Vlorë

15:47 | 13/04/2026
Rama postot fotot nga Vlora: Punët flasin vetë, sezoni turistik pritet me optimizëm

Rama postot fotot nga Vlora: Punët flasin vetë, sezoni turistik pritet me optimizëm

15:23 | 13/04/2026
Gonxhja në Golem me operatorët turistikë: Zgjatja e sezonit përmes ofertave të reja

Gonxhja në Golem me operatorët turistikë: Zgjatja e sezonit përmes ofertave të reja

15:21 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com