Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kryeministri publikon raportin: 10 çështjet që shqetësojnë qytetarët

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kryeministri publikon raportin: 10 çështjet që shqetësojnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një raport me 10 çështjet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë.

Sipas Ramës, përmbledhja e raportit është bërë në bazë të komenteve të qytetarëve në postimin me titull “Çfarë duhet të përmirësojmë?”

Sipas raportit të publikuar, çështja kryesore që shqetëson shqiptarët është drejtësi, e ndjekur me administratën, arsimin, bujqësinë dhe shëndetësinë.

POSTIMI I RAMËS:

RAPORT PËR JU

Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me Njerëzit??

Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?

Komentet e mëtejshme janë të mirëpritura për vijimin e bashkëpunimit tonë. S’keni parë gjë akoma?✌??

* * *

Statistika të sugjerimeve Për Shqipërinë që Duam

DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat. Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim.

Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë.

10 ÇËSHTJET KRYESUESE TË SUGJERUARA RRETH 10 MIJË HERË NË 6 MIJË KOMENTE JANË:

1. DREJTËSI 
2. ADMINISTRATË
3. ARSIM
4. BUJQËSI 
5. SHËNDETËSI 
6. PUNËSIM
7. RILINDJE URBANE
8. SHTET
9. EKONOMI 
10. TURIZËM

1105 komentues⭐️ 
Inkurajojnë dhe kërkojnë të ecet shpejt me reformën në drejtësi si një premisë kyçe që shtron rrugën për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera, që nga lufta kundër korrupsionit tek rritja e investimeve të huaja; zgjidhja e problemeve me pronat; lufta ndaj pabarazisë apo kundër abuzimeve të çdo niveli

973 komentues⭐️ 
Kërkojnë reformimin e thellë të administratës duke e ulur pritshmërinë edhe deri tek mirësjellja dhe ofrimi i informacionit të saktë. Sugjerimet se si mund të arrihet përfshijnë depolitizimin; punësimin e profesionistëve përmes meritës, qendërzimin e shërbimeve dhe digjitalizimin.

805 komentues⭐️
Besojnë fort se gjithçka nis me Arsimin, duke u fokusuar më shumë tek cilësia e mësimdhënies, aftësitë e mësuesve dhe mënyra e punësimit të tyre. Një sugjerim interesant ishte që përvec testimit të dijeve të mësuesve, të bëhet krahasimi i rezultateve të punës së tyre tek nxënësit dhe vendosja e pagës në varësi të këtyre rezultateve. Vijimi i përpjekjeve për forcimin dhe modernizimin e Arsimit profesional mbështetet me shpeshtësi të lartë, ndërsa Arsimi i lartë dhe universitetet përmenden rrallë

790 komentues⭐️
Besojnë se duhet investuar fort në bujqësi, që nga mbështetja e fermerëve për të prodhuar e deri tek infrastruktura e lidhjes së fshatrave me qytetet e tregjet apo rilindjen urbane që duhet të shkojë në çdo fshat. Një shqetësim të madh paraqet edhe kontrolli i produkteve ku komentuesit mbështesin idenë e ndërhyrjes në legjislacion duke vendosur rregulla dhe dënime shumë herë më të rrepta për pesticidet e kimikatet e dëmshme, kur ato përdoren. Siguria ushqimore është përmendur me shpeshtësi të lartë në këtë grup.

564 komentues⭐️
Kanë kërkuar të shihet me prioritet shëndetësia, duke vënë në qendër të shqetësimeve të tyre mjekët e korruptuar apo mungesën e ilaçeve dhe shërbimeve. Vlen për tu theksuar se në këtë grup vlerësohet me shpeshtësi të lartë nga komentuesit që ka patur ndryshime pozitive në shëndetësi, por ka ende më shumë për të bërë.

511 komentues⭐️
Kërkojnë hapjen e vendeve të reja të punës përmes rritjes së investimeve të huaja, ndërhyrjeve në arsim për një formim më të përshtatshëm me tregun, mbështetjen e biznesit duke ulur taksat, mbështetjen e të rinjve me fonde për të hapur biznese apo mbështetjen e bizneseve ekzistuese që punësojnë të rinjtë, si edhe shumë opsione lehtësirash të tjera për sipërmarrjet.

470 komentues⭐️
Sugjerojnë të ecet më tej me programin e rilindjes urbane duke e lidhur fort me përmirësimin e nevojshëm të infrastrukturës, përmirësimin e imazhit, rritjen e turizmit dhe me forcimin e ekonomisë lokale

466 komentues⭐️
Kërkojnë të vijohet me forcimin e shtetit në kuptimin e zbatimit të ligjeve, rregullave, kontrollit, barazisë së trajtimit të qytetarëve, shërbimeve dhe mbrojtjes së shtresave më në nevojë. Shpeshtësi të lartë mbajnë sugjerimet për të ecur më shpejt me reformat në rrugën e integrimit në BE, pasi suksesin e këtij procesi e lidhin drejpërdrejt me ekonominë, mirëqenien e tyre dhe me cilësinë e shërbimeve publike

402 komentues⭐️
Sugjerojnë të punohet më fort për rritjen ekonomike duke ndërhyre që nga ulja drastike e taksave e deri tek shtetëzimi i ndërmarrjeve dikur shtetërore për një shfrytëzim më të mirë të pasurive natyrore kombëtare. Shpeshtësi e lartë paraqitet me kërkesën për të vazhduar me luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

294 komentues⭐️
Besojnë fort tek turizmi si prioritet kryesor në 4 vitet e dyta, duke adresuar nevojat për përmirësim të infrastrukturës turistike, nxitjen e përmirësimit të shërbimeve dhe cilësisë në hoteleri, si edhe afrimin e investitorëve apo emrave të mëdhenj në turizëm, si rruga më e mirë për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Tags: 10 ceshtjet kryesorecfare shqeteson shqiptaretedi ramafacebookpublikonraporti

TË LIDHURA

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

08:26 | 31/07/2025
Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit
Aktualitet

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor
Aktualitet

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Next Post
Selami: Të respektohen rregullat e lojës, bashkë kthejmë PD-në në parti fituese

Selami: Të respektohen rregullat e lojës, bashkë kthejmë PD-në në parti fituese

Maskat veprojnë në mes të ditës, grabisin resortin pranë Rinasit

Maskat veprojnë në mes të ditës, grabisin resortin pranë Rinasit

“Godsil Manhattan”, një rival potencial për Rolls-Royce

“Godsil Manhattan”, një rival potencial për Rolls-Royce

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur
Bota

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

by mirseda
08:31 | 31/07/2025
0

Rusia ka ndërmarrë një sulm të përbashkët me raketa dhe dronë ndaj Kievit, duke shkaktuar vdekjen e...

Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%

Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%

08:29 | 31/07/2025
Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

08:26 | 31/07/2025
Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

08:24 | 31/07/2025
Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

08:19 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com