Kancelarja Gjermane Angela Merkel në programin e saj zgjedhor del kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Lideria e Bashkimit Kristian Demokrat Angela Merkel (CDU) dhe lideri i partisë motër Bashkimi Kristian Social (CSU) Horst Seehofer, në konferencën e përbashkët për shtyp të dhënë për mediat në selinë e partisë CDU, deklaruan se kanë arritur në një marrëveshje rreth programit zgjedhor.
Shqetësimi turk i Gjermanisë
Turqia përsëri zë një vend të veçantë në programin e dy partive. Në program thuhet: Refuzojmë anëtarësimin e plot të Turqisë në Bashkimin Evropian, sepse nuk përbush kushtet e anëtarësimit. Referuar zhvillimeve të ndodhura së fundmi në Turqi, ndjejmë një shqetësim të madh në çështjet si liria e shtypit dhe shtetit ligjor.
Më tepër investime
Liderja e Bashkimit Kristian Demokrat Angela Merkel (CDU) dhe lideri i partisë Bashkimi Kristian Social (CSU) Horst Seehofer, u dhanë fjalën zgjedhësve se nuk do të rrisin taksat dhe do të bëjnë më tepër investime.