Pjesa teknike e Qeverisë ka filluar largimin gradual. Edhe pse asnjëri prej gjashtë ministrave teknikë në kabinetin “Rama” ende nuk ka dhënë dorëheqjen, këtë akt e kanë bërë sot dy prej këshilltarëve të ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.
Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari, janë dorëhequr sot nga detyra e këshilltarit, pa pritur largimin e eprorëve të tyre apo urdhrin për shkarkim.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se anëtarët teknikë të kabinetit do të largohen dhe institucionet e kryesuara përkohësisht prej tyre do të drejtohen nga zv/ministrat politikë.