Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge sot në Brindizi.
Mësohet se pjesë e bandës ishin 14 persona, shqiptarë dhe italianë, të cilët akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria në Puglia.
Sipas të dhënave nga Guardia di Finanzia, kryesisht anëtarët e bandës e trafikonin drogë me gomone nëpërmjet detit, ndërsa në pranga kanë përfudnuar shtetasit:
Vaso Mekshi, 39 vjeç,
Shefik Muho, 33 vjeç,
Leonard Bufi, 36 vjeç
Emilian Bufi, 31 vjeç.
Pjesa tjetër e të arrestuarve janë italianë, ndërsa mësohet se metoda e përdorur nga trafikantët për të sjellë drogën në Itali, ishte e njëjtë me atë të kontrabandimit të cigareve.