Ervin Salianji, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës, pak minuta më parë ka publikuar një material video në “Facebook”, ku denoncon veprimin e komisioneres së PS-së në qarkun e Korçës.
Sipas Salianjit, komisionerja e PS-së po nxjerr votën për të parë nëse votuesi që punon në administratë ka votuar për PS apo jo.
https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/312272449217499/
Në këtë video dëgjohet edhe kundërshtimi i kolegëve, por ajo nuk ndalet dhe kërkon ndihmën e një personi tjetër për ta nxjerrë fletën e votimit me vizore.
“Nuk kane fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, ne video komisionerja e Partise Socialiste Pranvera Begolli, duke nxjerre fletet e votimit per te verifikuar nese votuesi qe punon ne administrate ka votuar per PS ose jo?!” – shkruan Salianji.