Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Premtimet e PS-PD-LSI për ekonominë/Malaj: Nuk ka rritje ekonomike pa stabilitet të financave publike

9 vjet ago
in Të Gjitha
Premtimet e PS-PD-LSI për ekonominë/Malaj: Nuk ka rritje ekonomike pa stabilitet të financave publike

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Prof.Dr. Arben Malaj, në një intervistë ekskluzive për “Tirana Today”,  vë në diskutim bazën mbi të cilën kanë ngritur premtimet për rritjen ekonomike të katër vjeçarit të ardhshëm, tre forcat kryesore politike PS, PD dhe LSI. Malaj këshillon përqendrim të vëmendjes tek stabiliteti i financave publike, si baza më e fortë për rritjen reale të ekonomisë.  

“Uljet e shpejta dhe të thella të taksave, sjellin rritje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik dhe prodhojnë kriza”

-Ku mendoni se çaloi kjo qeveri në përmbushjen e premtimeve, si 300 mijë vende të reja pune, shëndetësi falas, thithje e investitorëve të huaj etj.

Mendoj se qeveria Rama bëri disa reforma të cilat nuk do të arrijnë të japin efektin brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Sigurisht që çdo qeveri vlerësohet me rritjen e mirëqenies dhe rritja e mirëqenies materializohet nga rritja e të ardhurave të disponueshme për çdo qytetar. Rritja e të ardhurave të disponueshme, ka si burim kryesor punën, prandaj partitë politike konkurrojnë nëpërmjet premtimit për rritjen e punësimit. Edhe vet qeveria ka pranuar që nuk janë përmbushur premtimet e saj, por duke e parë në raport, sa vende pune janë hapur, sa duhet të hapeshin dhe cilat janë pengesat reale në nivel lokal dhe kombëtar, sepse punësimi është objektiv edhe i qeverisë vendore, mendoj se shifra e arritur është pozitive. Ndërsa pjesa e papërmbushur e këtij premtimi, do e ndihmojë qeverinë të kuptojë se cilat janë pengesat reale për mbajtjen e tij.

Ndikimin më të madh në rritjen e punësimit, vlerësoj se mbi të gjitha e ka ambienti i biznesit. Pra, sa e lehtë është të hapësh, të zhvillosh apo të mbyllësh një biznes. Duhet të kemi parasysh se kur qeveritë premtojnë se do të hapim kaq apo aq vende pune, nuk e kanë fjalën për punësimin  në sektorin publik. Sektori publik gjithnjë e më tepër fillon e tkurret.

Politikat ekonomike janë ato që do të krijojnë punësimin. Kjo do thotë rritje e konsumit, rritje e investimeve private dhe publike, që të rriten kërkesat agregate e cila sjell rritje të punësimit. Duke rritur punësimin njerëzit do të kenë paratë e nevojshme për të përmirësuar jetën e tyre të përditshme dhe konsumi i tyre  do të ushqejë  rritjen ekonomike e cila materializohet në rritje punësimi.

-Zëvendësimi i taksës së sheshtë me taksimin e ndershëm, sa efektiv ka rezultuar?

Besoj se partitë politike edhe në këtë fushatë po mundohen t’i mbeten besnik profilit te tyre ideologjik. E djathta është për qeverinë e vogël dhe kërkon reduktim të taksave dhe të të ardhurave në buxhet, por duke mos arritur rritjen ekonomike që kompenson humbjen e të ardhurave nga ulja e taksave, rrezikojnë të shkurtojnë ndjeshëm politikat dhe fondet sociale, ose të rritin ndjeshëm deficitin buxhetor dhe borxhin publik

Nga ana tjetër e majta promovon kohezionin dhe solidaritetin social, njeh detyrimin e shtetit gjatë krizave për të ndërhyre në ekonomi me politikat sociale dhe rritje të investimeve publike. Kriza vërteton se  ka pasur rritje ekonomike, e cila nuk ka sjell rritje punësimi, dhe njëkohësisht pjesa që ka përfituar nga rritja e të ardhurave, është relativisht e vogël. Thellimi i pabarazisë sot është shqetësimi kryesor në gjithë debatin ekonomik të  së majtës dhe të djathtës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Zgjidhjet e tyre janë të ndryshme. Efektet pozitive të politikave ekonomike dhe të taksave duhet të maten me dy rezultate konkrete; sa ato e reduktojnë numrin e përfituesve nga politikat rishpërndarëse të buxhetit, pra të ulet numri nga rritja e punësimit që trajtimi i tyre të jetë dinjitoz, dhe e dyta çfarë ndikimi kanë taksat  mbi klasën e mesme, rritja dhe konsolidimi i së cilës konsiderohet pozitiv në ekonomi sepse janë shtresimet shoqërore që konsumon dhe investon më shpejt dhe më shumë se shtresimet e tjera sociale. Klasa e mesme ka ndikim pozitiv edhe në zhvillimet demokratike, sepse ata konsiderohen votues të mençur që dallojnë platformat elektorale dhe që janë përgjegjës për votën e tyre.

Ka dy këshilla të ekspertëve të lidhura me politikën tatimore ; (I)  taksa duhet të jetë sa më neutrale dhe (II) shkalla e taksimit progresiv të vijë duke u zbutur dhe numri i shkallëve duke u reduktuar.

Kemi parë raste kur aplikimi i taksimit progresiv thjesht  nga një vend, mund të krijojë impakt negativ dhe zhvendosjen e kapitaleve në vende të  tjera. Po të shikojmë, të dyja partitë kryesore i kanë dhënë një rëndësi të veçantë sistemit, strukturës  dhe nivelit të taksave. Partia Demokratike premton një ulje të tyre deri në 9 % ndërsa PS në mandatin e parë ka premtuar ulje të progresives për një përfitim më të madh të klasës së mesme.

-Si i vlerësoni koncesionet e dhëna nga kjo qeveri dhe nëse opozita vjen në pushtet a do ta këshillonit t’i zhbënte ato siç edhe ka premtuar, apo duhet vijuar me politikën e  dhënies së shërbimeve për qytetarët privatit?

Kemi një përvojë të keqe në konkurrencën politike, ku shpesh partitë premtojnë se do të zhbëjnë atë që kanë bërë qeveritë e mëparshme. Duhet të kemi kujdes sepse kjo krijon një ndikim negativ tek investitorët vendas dhe të huaj që janë shumë të rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Duhet të kemi akoma më shumë kujdes sepse shumë prej tyre kanë kaluar në parlament dhe ndërprerjet e njëanshme të marrëveshjeve koncesionare i kanë rënduar shumë buxhetit të shtetit shqiptar, miliona dollarë apo euro që shkojnë si penalitet për prishjen e koncesioneve dhe që peshojnë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Në vend që të kemi të ardhura për t’i përdorur për ndërtim shkollash apo spitalesh do përballemi me detyrimin kushtetues të shlyerjes së gjobave ndaj kompanive. Mënyra për t’i ndërprerë ato, është monitorimi në mënyrë shumë të kujdesshme për të gjetur shkelje ligjore. Atëherë  ndërprerja do të ishte e lehtë dhe e dobishme.

Shikoni tre koncesione të mëdha të dhëna nga PD; skaneri i doganave, ngjyrimi i karburanteve dhe koncesioni i pullave.  Po funksionojnë edhe pse ish-opozita pati premtuar zhbërjen e tyre.

A do kishte kosto vijimi me këtë ritëm i dhënies së koncesioneve edhe në mandatin e ardhshëm?

Besoj se kostoja politike do të vlerësohet aktualisht, sepse edhe opozita ka bërë një luftë të madhe për koncesionet por duke qenë se këto janë probleme jo të lehta në kuptimin dhe absorbimin e tyre do të thosha u takon komisioneve parlamentare, ekspertëve e studiuesve tanë që sipas fushave specifike, të bëjnë një oponencë sa më profesionale, në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin, se cilat raste kanë impakt pozitiv dhe cilat raste kanë kosto që u rëndojnë taksapaguesve .

LSI premton 10% rritje ekonomike deri në 2021 dhe ulje të nivelit aktual të tatim-taksave me 60%. -Sa me “këmbë në tokë”  është ky premtim dhe sa janë shanset për tu bërë realitet?

Duhet të theksoj që rritja ekonomike e Shqipërisë është e përllogaritur nga institucionet financiare ndërkombëtare, deri në 2020, me 4%. Rritje të tilla ekonomike, kanë qenë rritje tipike të vendeve  me një nivel të ulët zhvillimi siç ka qenë Kina, e cila për një kohë të gjatë pati rritje me 10-11 % dhe tani e ka 7%. Është shumë e vështirë që të kemi rritje të ekonomisë me 10%.

Ulja e nivelit të taksave me 60% !

Nëse tatimi mbi fitimin i korporatave është 15% dhe do  ulet me 60%, ai mbetet të jetë 6 %. Nuk besoj se jemi në situatën ku tatimi i fitimit të kompanive të jetë 6%. Dua të sjell një shembull nga i cili duhet të mësojmë. Shteti Kansas-it në Amerikë uli të gjitha taksat me idenë që ulja e taksave do të krijonte rritje ekonomike dhe rritja ekonomike do të krijonte të ardhura.

Dy vite pas aplikimit të taksave të ulura, ekspertët arritën në këto konkluzione. E para; taksa ndikon në rritje ekonomike por nuk e garanton atë. E dyta; Politikat e veçanta për biznese të veçanta, e çajnë sistemin tatimor dhe krijojnë gropa të zeza.

E treta; Ulja për dy vjet e taksave jo vetëm që nuk arriti të sigurojë rritje ekonomike, por shkoi e gjitha në thellim të deficitit.

 Njerëzit u bindën që po shkonin drejt një krize, ndaj guvernatori republikan pranoi të rriste përsëri taksat, mjaft të mos cenohej cilësia e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe funksionet prioritare të një qeverisje vendore. Prandaj ne duhet të mësojmë prej tyre.

-PD premton për fermerët 100 milionë euro mbështetje me para në dorë, energji elektrike dhe ujë të pijshëm falas për familjet në nevojë, pension minimal 25 mijë lekë, taksë e sheshtë 9%.

– Sa të mundshme janë për tu bërë realitet këto premtime?

Subvencionimi i fermerit shqiptar është një domosdoshmëri. Me të drejtë fermerët tanë ankohen që fermerët vendeve tregtare partnere brenda BE-së, subvencionohen nga politika të ndryshme të Bashkimit Evropian, çka çon në një konkurrencë të padrejtë e të pabarabartë. Pra fermerët tanë konkurrojnë në një treg të hapur, me fermerët në Itali apo Greqi etj, të cilët përfitojnë nga politika të përbashkëta bujqësore, nga politikat e zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe kohezionit social të BE-së por edhe nga politikat e brendshme subvencionuese  të vendeve të tyre. Përgjithësisht mbështetja buxhetore për bujqësinë, mbetet minimale. Bujqësia jep 18-20% të GDP-së dhe financohet vetëm me 0.5- 0.7 % të GDP-se.

 Vlerësoj faktin që bujqësia është vendosur si prioritet në programet e partive, por këto premtime nuk përballohen vetëm nga buxheti ynë.

Një mënyrë për cilën debatoj me ekspertë evropian, është që vet BE duhet tu japë vendeve të Ballkanit Perëndimor statusin, që në politikat e zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe bujqësor dhe të kohezionit social, të  kenë të njëjtin akses të fondeve dhe politikave të BE-së si çdo vend anëtar. Kjo do të zbuste konkurrencën e pandershme dhe do të shoqërohej edhe me skema mbështetëse konkrete për fermerët tanë. Bujqësia është një binzes i cili  më parë se të kërkojë para, kërkon politika.

 Energjia dhe uji i pijshëm falas për familjet në nevojë !

 Jam plotësisht dakort. Asnjë shqiptar nuk duhet të jetë në kushtet e mbijetesës. Çdo shqiptar meriton të ketë një furnizim me energji elektrike në një nivel të përcaktuar dhe ujë të pijshëm. Këto janë gjëra thelbësore. E gjitha bota bazohet në një piramidë kërkesash. Ato që janë   më jetike, si drita, uji, buka, arsimi deri ne nivel të caktuar, janë prioritete që  subvencionohen. Por sigurisht që është e nevojshme të bëjmë përllogaritjet përkatëse, të njohim kostot dhe burimet e përballimit të tyre.

 Pensioni minimal 25 mijë lekë !

Duhet ditur totalin e impaktit. Duhet të identifikojmë burimet e qëndrueshme të financimit të tyre. Aktualisht një nga rrisqet potenciale të financës publike, është gropa e thellë e deficitit që ka sistemi i pensioneve. Është aq i madh, sa do të bëhet i frikshëm. Çdo rritje përfitimesh që rrit deficitin e kësaj skeme, do të gërryente stabilitetin e financave publike dhe do të ushqente një krizë financiare, në qoftë se thellimi i deficitit të kësaj skeme nuk ndalet që tani.

 Ulje e taksave duhet të vijë në mënyre graduale.

Të përmirësohet funksionimi i shtetit ligjor, reforma në gjyqësor dhe taksa nga 15% të mos ulet direkt në 9%, pasi ka rrisqe potenciale. Pra uljet e shpejta dhe të thella të taksave, sjellin rritje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik dhe prodhojnë kriza. Në një mënyrë më të përmbledhur, u duhet dhënë prioritet premtimeve në fushën e punësimit, duke filluar që nga tregu i punës, trajnimi e ritrajnimi, të mësuarit gjatë gjithë jetës, lehtësimi për të hapur biznes, më shumë se sa për të kërkuar punë, etj. Dhe duhet theksuar se nuk ka rritje ekonomike pa stabilitet të financave publike.

Në këtë aspekt duhet bërë shumë kujdes me uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve, pasi në të dy krahët kemi propozime që në një mënyrë ose një tjetër rrezikojnë të rrisin deficitin buxhetor .

 Po të kemi parasysh trazicionin shqiptar, fituesit e zgjedhjeve janë më të përgjegjshëm se sa “kryetarët” e fushatave elektorale.

Intervistoi Bukurie Kastrati 

 

 

Tags: Arben Malajekonomiintervsitepartiprograme

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Pse shkaktohet përgjumja në verë?

Pse shkaktohet përgjumja në verë?

Populli “dele” që nuk e do demokracinë

Populli “dele” që nuk e do demokracinë

Boka Junior fiton titullin e 32-të kampion

Boka Junior fiton titullin e 32-të kampion







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës mbi 34 mijë euro të padeklaruara, procedohet gruaja
Aktualitet

Tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës mbi 34 mijë euro të padeklaruara, procedohet gruaja

by mirseda
12:07 | 17/02/2026
0

Një person është vënë nën hetim nga Policisë Kufitare në Kakavijë pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria...

Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Rama: Nuk kam dijeni për aktivitetin e kompanive në hetim

Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Rama: Nuk kam dijeni për aktivitetin e kompanive në hetim

11:58 | 17/02/2026
Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën

Dosja ‘5D’, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Tushën

10:36 | 17/02/2026
Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte pranë kantierit të ndërtimit të shkollës

I mituri u zu poshtë nga inertet në oborrin e shkollës, e pësojnë drejtuesi teknik dhe punonjësi

10:07 | 17/02/2026
Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nderojnë sakrificën për liri

Urime 18 vjetori i Pavarsisë ,Kosovë

09:46 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com