Si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën një person në Kolonjë.
Nga komunikata e Policisë së Shtetit bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Helmës, dhe shtetasi Th.Dh, rreth 48 vjeç teksa ka qenë duke drejtuar një mjet tip “GAZ” ka dalë nga rruga.
Për pasojë shtetasi i mësipërm, gjatë rrugës duke u transportuar për ndihmë mjekësore në Spital, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.