Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ekspertët parashikojnë rritje ekonomike

9 vjet ago
in Të Gjitha
Ekspertët parashikojnë rritje ekonomike

Parashikimet e qeverisë se re se mund të ketë rritje të theksuar ekonomike këtë vit janë jo reale, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë sipas të cilëve gjendja aktuale nuk jep asnjë shpresë se mund të ketë rritje prej katër për qind, siç u shpreh kryeministri, Zoran Zaev në paraqitjen para Kuvendit, por edhe në prononcime tjera.

Zaev në ekspozenë e paraqitur para deputetëve ka thënë se rritja ekonomike gjatë qeverisjes së tij do të jetë nga pesë për qind për çdo vit me tendencë rritjeje të mëtejshme.

Ai ka premtuar pagë mesatare të punonjësve të institucioneve jo më të vogël se 30 mijë denarë apo 500 euro, si dhe pagë minimale jo më të vogël se 18 mijë denarë apo 300 euro. Janë parashikuar edhe masa tjera, që sipas ekspertëve, janë të realizueshme, por në një periudhë më të gjatë kohore.

Petar Goshev: Me një situatë politike stabël, me kthimin e profesionalizmit në institucionet politike, me masa reale ndaj shoqërisë, me heqje dorë nga masat populiste dhe investimet joproduktive, mund të pritet rritje e zhvillimit ekonomik deri në katër e ndoshta edhe deri në pesë për qind. Por, kjo rritje nuk do të ndodhë këtë vit, siç pretendon kryeministri Zaev. Kjo vështirë se do të ndodhë edhe vitin e ardhshëm. Një rritje e tillë mund të ndodhë vetëm pas dy viteve, pasi të kemi krijuar një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, juridik dhe të sigurisë.

Zhvillimi ekonomik është i mundur, por gjendja në të cilën ndodhet ekonomia e Maqedonisë është e rëndë dhe e ngadalëson këtë proces, thotë ndërkohë Abylmenaf Bexheti, profesor i ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore.

Bexheti thotë se Qeveria e re fillimisht duhet të punojë në konsolidimin e institucioneve si kusht për t’iu qasur edhe reformave tjera, si në gjyqësor dhe hartimin e politikave ekonomike të qëndrueshme.

Ai thotë se qeveria duhet të punojë në bazë të përgjegjësisë së çdo dikasteri dhe jo si deri më tani kur ata kanë qenë vetëm se zbatues të urdhrave të kryeministrit.

Abdylemenaf Bexheti: Mendoj se puna e parë që duhet bërë është që institucionet të jenë funksionale, duke nisur nga vetë qeveria. Pra, të ketë një shpërndarje të përgjegjësisë nëpër çdo ministri, ashtu siç ndodhë gjithkund në botë. Nëse qeveria fillon të funksionoj mbi këto baza dhe të zbatoj atë që ka si përcaktim të saj, atëherë ajo mund të kaloj në shtyllën e dytë që është gjyqësori, një proces ky shumë i rëndësishëm, por edhe shumë i vështirë për ta vendosur në binarë.

Sa i përket programit ekonomik për rritjen e investimeve kapitale e kështu me radhë, vlerësoj se ato nuk nevojë që ato të rriten. Kryeministri premtoi se ato do të sillen në 400 apo 600 milion euro, por unë mendoj se investimet nuk ka nevojë të lidhen me shifra, por ka nevojë që investimet të realizohen në sasi dhe cilësi, çfarëdo shifre që do të parashihen në buxhet.

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së re, duke i quajtur të parealizueshme, por edhe rrënuese të asaj që pretendon se është ngritur gjatë qeverisjes së tij 11 vjeçare me Maqedoninë.

Ekspertët thonë se gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë shumë veprime në ekonomi, por ato më shumë i vlerësojnë si masa populiste se sa reale, që sipas tyre kanë dyfishuar borxhin e Maqedonisë, raporton REL.

Petar Goshev: Borxhi është dyfishuar, nuk e dimë se sa para janë vjedhur, apo janë dërguar jashtë vendit. Në kushte të rritjes së borxhit kemi rritje ekonomike vetëm prej dy për qind e ndoshta edhe më pak. E vërtetë është se para janë dhënë për asistencë sociale, por janë dhënë për ithtarë të VMRO-së, pra kemi pabarazi sociale. Para janë dhënë edhe për subvencione, por rezultati nga to është negative. Shkalla e papunësisë është në rreth 30 për qind duke e radhitur Maqedoninë ndër shtetet më të varfra në Evropë.

Tags: ekonomikeekspertetmaqedoniqeverirritje

TË LIDHURA

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici
Aktualitet

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:21 | 21/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Fondacioni “Lorik Cana 5” nis mbështetjen e sportit për fëmijët

Fondacioni “Lorik Cana 5” nis mbështetjen e sportit për fëmijët

Trump sulmon sërish kryebashkiakun e Londrës

Trump sulmon sërish kryebashkiakun e Londrës

KLSH: Administrata publike i shkaktoi 170 milionë euro dëme buxhetit dhe qytetarëve

KLSH: Administrata publike i shkaktoi 170 milionë euro dëme buxhetit dhe qytetarëve







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Nga Xhafaj te Spiropali, PS bën ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe.
Aktualitet

Nga Xhafaj te Spiropali, PS bën ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe.

by mirseda
12:46 | 21/03/2026
0

Asambleja e Partisë Socialiste e Shqipërisë ka vendosur një sërë ndryshimesh në drejtimin politik në qarqe dhe...

Krim pasioni në Itali, vritet 30-vjeçari shqiptar, arrestohet autori.

Krim pasioni në Itali, vritet 30-vjeçari shqiptar, arrestohet autori.

12:42 | 21/03/2026
Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë.

Hodhi inerte në trotuar, gjobitet dhe procedohet 33-vjeçari në Vlorë.

12:29 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:21 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com