Kryeministri, Edi Rama, në takimin me gratë dhe vajzat në qytetin e Beratit, ka deklaruar se nuk ka asnjë virgjëreshë në këtë fushatë duke iu referuar partive politike. Ai tha se të gjitha partitë kanë kaluar në korridoret e pushtetit.
“Nuk ka asnjë virgjëreshë në këtë fushatë, të gjitha partitë kanë kaluar në korridoret e pushtetit. Të gjitha janë të sprovuar se çfarë dinë të bëjnë dhe nuk dinë të bëjnë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama tha se “partitë e vogla u futen në sistem me të gjithë mekanizmat për t’u rritur dhe për marrjen e territoreve në shtet. Partitë e vogla e kanë kthyer shtetin në parcela si Bosnja.”