Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dy “viktimat” e fushatës elektorale në Shqipëri dhe në Kosovë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ultimatumet staliniste të opozitës

Rexhep Qosja/Jemi turrur të bëjmë fushatë zgjedhore duke folur siç s’duhet dhe duke gënjyer siç s’merret me mend!

Në Shqipëri dhe në Kosovë po bëhet fushatë zgjedhore. Në Shqipëri fushata shtrihet në më shumë ditë, kurse në Kosovë në gjithsej njëmbëdhjetë ditë. Por, meqenëse njëmbëdhjetë ditë u janë dukur shumë pak, politikanët e Kosovës kanë shpikur një risi zgjedhore: kanë shpikur parazgjedhjet, para-votimet për të promovuar para-gënjeshtrat dhe para-spekulimet.

Dy janë viktimat më të mëdha në fushatën e sivjetme në Shqipëri dhe në Kosovë. Viktima e parë është gjuha. Duhet të dëgjohen gojëtarët e fushatave, kandidatët për prijës, për zëvendës të prijësve e për deputetë dhe do të dëgjojmë e do të shohim se sa vuajtjet po i sillen gjuhës: leksikut të saj, sintaksës së saj, gramatikës së saj, togfjalëshave e frazeologjizmave të saj, pasurisë, natyrshmërisë dhe bukurisë së saj në përgjithësi.

Viktima e dytë e fushatës së sivjetme zgjedhore është e vërteta. Duhet t’i dëgjojmë disa nga gojëtarët e fushatave e do të mësojmë, të gëzuar, se sa shumë, se sa shpejtë se sa lehtë ata do t’i kthejnë në parajsë Shqipërinë dhe Kosovën.

Por, siç dihet e pritet, pjesa më e madhe e premtimeve të tyre parajsore do të mbeten të pa sendërtuara dhe do të mbeten të pa sendërtuara ose për shkak se janë shqiptuar si gënjeshtra të qëllimshme, ose për shkak se shqiptuesit e tyre nuk e dinë, nuk kanë ngritje sociologjike dhe politikologjike që do t’u bënte të mundshme të dinë se, si e thonë studiuesit e demokracisë, ekzistojnë përcaktues (determinues) sociopolitikë, kulturologjikë dhe historikë që përcaktojnë se çka mund të arrihet për një mandat deputeti, ministri, kryeministri, kryetari. E të tjera.

Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq tregohet e vetëdijshme për këta përcaktues (determinues) sociopolitikë, kulturologjikë dhe historikë, prandaj programi i saj socialdemokrat në masë të madhe është objektiv, i realizueshëm dhe shumë i rëndësishëm për të sotmen e të ardhmen e Kosovës. (DITA)

Tags: dy viktimatfushate elektoralekosoverexhep qosjashqiperi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ambasadorja Vlahutin: Refuzoni çdo presion mbi blerjen e votës me para apo favor tjetër

Ambasadorja Vlahutin: Refuzoni çdo presion mbi blerjen e votës me para apo favor tjetër

Nikolla i përgjigjet Mehmetajt: Ku ishe ti moj vajzë, mbase në Jalë?!

Nikolla i përgjigjet Mehmetajt: Ku ishe ti moj vajzë, mbase në Jalë?!

Neonazizmi, shqetësim serioz në Gjermani

Neonazizmi, shqetësim serioz në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

by mirseda
21:35 | 06/04/2026
0

Në tunelin e Llogarasë pritet që brenda këtij muaji të nis dhe aplikimi i tarifave, ndërsa deri...

“Presidenti Trump nuk po bën shaka”, Hegseth: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

“Presidenti Trump nuk po bën shaka”, Hegseth: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

21:32 | 06/04/2026
Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

21:18 | 06/04/2026
WSJ: Trump shmangu “gabimin e Koresë së Veriut” me Iranin

“Jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, Trump: Marrëveshje apo “ferr” për Iranin?

20:37 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com