pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetteosbet girişesbetgrandpashabet girişteosbetbetsalvador girişgrandpashabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişteosbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetbetsalvadorJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetteosbetgrandpashabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nikolla i përgjigjet Mehmetajt: Ku ishe ti moj vajzë, mbase në Jalë?!

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u është përgjigjur akuzave të deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Kjo e fundit tha dje se Rama dhe Nikolla favorizuan universitetet private, ndërsa shtoi se kryeministri duhet t’u kërkojë falje të gjithë maturantëve.

Pas këtyre akuzave, Nikolla ka reaguar sot teksa shkruan se dikush i ka treguar postimin e Mehmetaj, ndërsa i drejton disa pyetje deputetes.

Ndër të tjera, ajo e pyet se si i ka pasur marrëdhëniet LSI-ja me universitetet e njohura për shitje diplomash, si dhe ironizon teksa shkruan se ata mbase ndodheshin në Jalë, kur refuzuan të marrin pjesë në diskutimin lidhur me draft ligjin me komisionin e reformës.

REAGIMI I PLOTË:

Më dërguan sot një status të Kejdit, ku akuzon për dështime në arsim këto katër vjet. Habitem që kandidatë të LSI sillen si opozitarë. S’ka përligjie më të mirë se ky status, për kërkesën tonë që, PS duhet të drejtojë e vetme timonin e reformave në të katër vitet e ardhshme. Ky status është vërtetimi që, forcat e tjera në koalicion, njërën dorë e mbajnë në timonin e qeverisë dhe tjetrën e përdorin për të goditur forcën kryesore që nxit reformat në vend.

Disa pyetje për Kejdin si deputete e LSI:

– Ku ishe ti moj vajzë, kur u mbyllën 22 universitet private, piramida të ngritura edhe kur forca jote politike bashkëdrejtonte Ministrinë e Arsimit?

– A ke diçka për të thënë për bashkëpërgjegjësinë tuaj në hapjen e universiteteve private piramidale si kërpudha deri në 2013-ën?

– Si i ka patur marëdhëniet forca juaj me universitetet e mirënjohur për shitje diplomash?

– Ku ishe ti Kejdi dhe deputetët e tjerë të forcës tënde, kur ju ftuam për të prezantuar dokumentin e gjelbër të reformës? Nuk erdhi askush, megjithëse jeni ftuar rregullisht.

– Ku ishit kur ju ftuam për të prezantuar dokumentin e dytë të reformës? Prapë askush.

– Po kur ftuam të gjithë komisionin e arsimit për të diskutuar me detaje draft ligjin me komisionin e reformës ? Sërish në Jalë?

– Sa kohë qëndrove kur u debatua ligji në Komisionin Parlamentar, për tri ditë rresht, nga 16 orë në ditë? Sa sugjerimë për përmirësime bëre?

– Pse munguat edhe në debatin maratonë publik të komisionit, në lidhje me vërejtjet e ardhura nga universitetet ?

E dashur Kejdi,

Ti je një vajzë e re, dhe nuk ka dëm më të madh që i bëhet kauzës së të rinjve në politikë, sesa kur dikush, që i janë dhënë të gjitha mundësitë për të kontribuar, zgjedh politikën e baltës.

Dy fjalë për reformën dhe ligjin, që me shumë gjasa ende nuk e ke lexuar, megjithëse e ke votuar vetë. Nuk ke dëgjuar edhe se çfarë ekspertët dhe përfaqësuesit e KE thonë për atë që ti e quan “katrahurë”. Informohu paraprakisht edhe për aktet nënligjore.

Ligji forcon universitet publike, iu jep autonominë për të cilën kanë patur nevojë, iu jep mundësinë të zgjedhin vetë si dhe sa të zhvillohen. Dhe kjo ka dhënë rezultatin e saj.

Vitin që shkoi u regjistruan në universitet publike 5 % më shumë studentë dhe në universitetet private 27% më pak se përpara reformës. Ku e mbështet tërë atë batare balte moj vajzë?

Ligji i jep mundësi më të mirëve të zgjedhin degët që duan dhe kjo ka dhënë rezultat. Vitin që shkoi, u përmirësua ndjeshëm cilësia e studentëve në 56% të programeve të studimit në universitetet publike.

Ligji u mundëson universiteve publike të hartojnë buxhetet e tyre dhe të përdorin në mënyrë efiçente financat dhe kjo ka funksionuar. Buxhetet e univesiteteve këtë vit, janë më të mëdha, megjithëse nuk janë rritur me asnjë qindarkë tarifat.

Ligji vendos kontroll të rreptë mbi cilësinë e universiteteve publike dhe private, ndaj me agjensinë britanike të akreditimi po vijohet për kontrollin dhe akreditimin e universiteteve.

Është bërë shumë dhe ka ende edhe më shumë për të bërë. Por siç duket qartë, kemi shumë për humbur, nëse kthehen ata që e sollën arsimin në gjendjen që e gjetëm.

Dhe në fund një këshillë Kejdi:

Mos e bëj gabimin që bëre një vit më parë, duke shkaktuar panik tek maturantët. A ke menduar një çast se sa keq ke ndikuar tek ata me daljet e tua vend e pa vend? Të njëjtën gjë po tenton të bësh edhe këtë vit me statusin tënd.

Nuk meritohen votat kështu!

Ndaj të pres të dalësh e të bësh thirrje që të ndëshkohet kushdo që mashtron maturantët, duke iu ofruar tezën imagjinare në këmbim të kartës së identitetit dhe të eurove për kartën e prindërve.

Bashkohu dhe ti me mua për ta denoncuar këtë mashtrim! E para, nuk ka asnjë shans, për askënd, që teza e sekretuar e maturës shtetërore, me disa nivele sigurie, të dalë. E dyta, ky është trefish krim: njerëzor, shoqëror dhe elektoral.

E treta, gënjeshtra nuk mund të jetë kurrë një shans për të gjithë.

Tags: Kejdi MehmetajLindita NikollaReforma në arsimu pergjigjet akuzave

TË LIDHURA

Aktualitet

Berisha ‘kyç gojën’ për gazetarët, pritet me duartrokitje në Kuvend nga opozita

10:56 | 11/06/2026
Aktualitet

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

10:51 | 11/06/2026
Aktualitet

Balla-opozitës: Projekti në Zvërnec do të bëhet, nuk do humbim 4 mld investim!

10:44 | 11/06/2026
Next Post

Neonazizmi, shqetësim serioz në Gjermani

Ambassador Vlahutin to Albanian citizens: Do not sell your vote!

Lazimi padit ministren: Shkarkimi im, i paligjshëm; Ekonomi: Bëra detyrën







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha ‘kyç gojën’ për gazetarët, pritet me duartrokitje në Kuvend nga opozita

by mirseda
10:56 | 11/06/2026
0

Teksa u pyet sot nga gazetarët, nëse i ishte hequr non-grata nga SHBA, kryedemokrati Sali Berisha ka...

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

10:51 | 11/06/2026

Balla-opozitës: Projekti në Zvërnec do të bëhet, nuk do humbim 4 mld investim!

10:44 | 11/06/2026

Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit, hiqet më pas nga Garda

10:26 | 11/06/2026

Dosja 5D, shtyhet procesi në GJKKO, ja kur do të mbahet seanca e radhës

10:19 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com