Kryeministri Zoran Zaev ka premtuar anëtarësim të shpejtë në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Por ekspertët thonë se kjo është e mundur nëse gjendet formula për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.
Ish-ministri i punëve të jashtme, Denko Malevski thotë se Maqedonia politika e jashtme e vendit duhet të fokusohet në fqinjësi të mirë e cila do të bazohet në rindërtimin e besimit dhe të ardhme të përbashkët për në strukturat euro-atlantike.
“Nëse Greqia bindet në qëllimet e mira të qeverisë së re, është i mundur anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë në NATO. Kjo do të realizohet në një afat relativisht më të shkurtër, ndërsa për problemet tjera nevojitet më shumë durim”, është shprehur ai.
Analisti Mersel Bilalli është i bindur se qeverisja e kaluar me qëllim i ka minuar integrimet euro-atlantike në vend, me qëllimin që të qeverisë, ashtu siç qeveriste.
“Mendoj se bashkësia ndërkombëtare do t’i jap bonus Maqedonisë dhe pres procedura të shpejta për anëtarësim në NATO. Kjo mund të realizohet fillimisht me referencën IRJM dhe pastaj fillim të negociatave me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit”, thekson ai.
Maqedonia edhe pse ishte dhe është pjesëmarrëse aktive në iniciativat rajonale siç janë: Pakti i Stabilitetit, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Iniciativa Adriatik – Jon dhe e Evropës Qendrore, marrëdhëniet me fqinjët janë shumë të rënduara, si pasoj e problemeve të cilat vendit i sjell identiteti i saj dyshues për shtetet fqinje. Bullgarët vazhdojnë të këmbëngulin se Maqedonia është pjesë e Bullgarisë dhe se gjuha e saj është vetëm një dialekt bullgarë, grekët gjithashtu kontestojnë emrin kushtetues, ndërsa serbët kanë tendenca për ta marrë pjesën veriore të vendit. Identiteti i Maqedonisë me vite është duke u kontestuar dhe po tash në këtë periudhë është pengesë për integrimin e vendit në BE dhe NATO./INA News/