Suzana Pasha (Hoti), është kualifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN) për organet e Vettingut, edhe pse është pjesë e një partie politike, në rastin konkret, e PS-së. Suzana Pasha është anëtare e Asamblesë së Partisë Socialiste.
Asambleja e re e Partisë Socialiste, në reformimin e saj, më 21 mars 2016 ka zgjedhur Suzana Pashën si anëtaren e saj për Qarkun e Dibrës, dhe ajo është renditur e nënta në këtë qark.
Pra, një anëtare e PS-së do të bëjë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë.
Po ja se çfarë thotë ligji nr. 84/2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në kreun e dytë dhe neni 6 i cili flet për kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit thuhet se anëtarë të organeve të Vettingut (Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit) mund të zgjidhen vetëm shtetasit shqiptarë që plotësojnë disa kushte ndër të cilat pika (ç) e këtij neni thotë:
ç) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratë ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit.
Mësohet se znj. Suzana Pasha është përzgjedhur si kandidate potenciale për tre organet e vetingut duke shkelur në mënyrë flagrante pikën (ç).
Këtu mund të lexoni ligjin e plotë të Vettingut
Pra, një anëtare e PS-së do të bëjë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë.
Aplikimi i Suzana Pasha (Hoti) për të qenë në organet e Vettingut.
Këtu mund të lexoni formularin e dekriminalizimit të Suzana Pasha (Hoti)