Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vaji i palmës – Cilin duhet të besojmë, ISUV, AKU apo Biznesin ?

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vaji i palmës – Cilin duhet të besojmë, ISUV, AKU apo Biznesin ?

Bizneset, emrat e të cilëve figuruan në listën e gjatë që emisioni investigativ “Fiks fare” publikoi me produktet shtazore që përmbanin sasi të vajit të palmës, të padeklaruar në etiketë, u shprehën sot shumë të shqetësuar për këtë “damkosje”.

Njëzëri bizneset e prekura nga hetimi, deklaruan në një komunikim publik se “Gjithçka u tha dhe u konkludua për kompanitë tona, është tërësisht e pa vërtetë dhe se garantojmë konsumatorët tanë se në asnjë rast ne nuk e kemi përdorur këtë përbërës”.

Madje ata lajmëruan se kanë filluar procesin e një hetimi penal ndaj Tv Top Channel.

Nga ana tjetër “Fiks fare” publikoi të dokumentuara dhe sigluara me përgjegjësi institucionale provat, se kampionët e përzgjedhur përmbanin nga 10-50% lëndën e konsideruar, edhe nga specialistët e shëndetësisë, si shumë të rrezikshme për organizimin e njeriut.

Analizat janë kryer nga laboratori i Institutit të Sigurisë Ushqimore Veterinare,  (ISUV), institucion shtetëror.  

Një ditë pas publikimit të lajmit që shokoi opinionin publik, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, reagoi duke deklaruar se do të hapë një hetim rreth çështjes. Por edhe hetimi i AKU-së, sipas deklaratës për shtyp, do të bazohet në analizat që po laboratori i ISUV do të kryejë për kampionë të produkteve në fjalë.

Pra, analizat do të kryhen në të njëjtin laborator. Por, ekziston mundësia e devijimit nga procesi i parë i ekzaminimit, në dy linja. Përzgjedhja e mostrave që do të analizohen dhe përzgjedhja e personave që do të kryejnë procesin laboratorik.  

Duke iu referuar sigurisë se bizneseve se lajmi i Fixit, është i rremë, gjasat janë që të përballemi me një tjetër fletë-analizë, po të firmosur e vulosur me sigël institucionale, por me të dhëna kundërshtuese.

Pra, sa është mundësia që bizneset e dëmtuara të vënë në dispozicion të hetimit mostra të posaçme produktesh për analizim?

Por në fund të fundit, çfarë interesi ka një Tv kombëtar të ndëshkojë padrejtësisht 20 biznese, ndër më kryesoret në vend në këtë sektor?  Përgjigjien përfundimtare duhet ta japë vet opinioni publik. Ai duhet të vërë vulën përfundimtare në “fletë-analizën”  e këtyre produkteve që deri dje i ka konsumuar në mënyrë të shkujdesur.  

 Rezultatet e dala nga investigimi i “Fiks fare”

Vetëm një mostër ka dalë afër nivelit ideal. Ai është gjalpë fshati, i blerë në një dyqan pranë zonës së Tiranës së Re, me normën 1,4588. Rezultati ideal është 1,4585. 

Tetë Mostra me shtesa vaj palme në masën 5-10%
1. Gjalpë Conad (1.4594)
2. Djathë mozarella i huaj  (1.4595) 
3. Gjalpë Lufra  (1.4593)
4. Gjalpë Despar  (1.4595)
5. Gjalpë President   (1.4589)
6. Gjalpë Klegen   (1.4595)
7. Gjalpë Burro Bianco Fiore  (1.4593)
8. Djath kackavall Klegen   (1.4589)
 
11 Mostra me  shtesa  vaj palme në masën 20-50%
1. Gjalpë Mireli (1.4599)
2. Gjalpë Klegen  (1.4599)
3. Gjalpë Erzeni (1.4599)
4. Spar Gjerman (i super marketit SPAR) (1.4655)
5. Djathë Kaçkavall Gjirofarma (1.4605)
6. Djathë Kaçkavall Lope (ambalazhuar nga KMY)  (1.4615)
7. Gjalpë Erzeni i Tretur  (1.4603)
8. Gjalpë Soal  (1.4639)
9. Gjalpë Extra Milk  (1.4626)
10. Gjalpë Ajka (1.4628)
11. Gjalpë Fshati (dyqan bulmeti tek rruga e Kavajës) (1.4604) /Tirana Today/

 

Tags: Biznesproduketm vaj palmereagim

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Basha lë jashtë listës së PD tre kandidaturat e Mediut

Basha lë jashtë listës së PD tre kandidaturat e Mediut

Ndahet nga jeta deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli

Ndahet nga jeta deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli

Apple hedh hapa drejt rikthimit të forcës së gazetarisë

Apple hedh hapa drejt rikthimit të forcës së gazetarisë

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com