Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me kreun e PDS-së, Paska Milo. Pas takimit, të dy krerët e partive politike kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë njoftuar se LSI dhe PDS kanë nënshkruar një marrëveshje politike për zgjedhjet e 25 qershorit.
“LSI do jetë garant për çdo votë të PDS në zgjedhje, do kemi bashkëpunim të gjatë me PDS-në”, tha ndër të tjera Vasili.