Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbulohen 3 aleatët e Bashës që do përfshihen në listat e PD-së, ja emrat e parë të kandidatëve për deputetë

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohen 3 aleatët e Bashës që do përfshihen në listat e PD-së, ja emrat e parë të kandidatëve për deputetë

 Zbulohen aleatët e Bashës, të cilët do të përfshihen në listat e Partisë Demokratike, ndërsa në radhët e opozitës, priten pakënaqësi nga disa prej partive të vogla. 

Përmes marrëveshjes së Ramës me Bashën, opozita përfiton gjysmën e qeverisë dhe për votimin e saj pritet që kreu i Kuvendit, Ilir Meta të thërrasë ditën e hënë seancën e jashtëzakonshme. PD po tregohet hermetike lidhur me emrat që do të propozojë për qeverinë teknike, të cilët sipas burimeve brenda saj, mësohet se do të jetë jashtë politikës. Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PD-së përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeministrisë. Deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugën qeverisë së re teknike.

Aleatët:

Një nga pikat e marrëveshjes mes Ramës e Bashës që partitë të hyjnë secila në zgjedhje ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël. Pika e dytë e marrëveshjes thotë: “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 maj 2017”.

Nga kjo pikë del që nuk ka koalicione parazgjedhore dhe më të penalizuar pritet të jenë LSI dhe PDIU, pasi i kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë dhe më të favorizuar të jenë aleatët e PD-së, që mund t’i kërkojnë Bashës të përfshihen në pozicione të sigurta në listat e kandidatëve të PD për deputetë. Në rastet kur partitë e vogla hynë në zgjedhje pa koalicion, llogariten vetëm votat e fituara me siglën e saj, çka e bën më të vështirë kalimin e pragut zgjedhor. Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh, ku edhe numri i votuese është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandate deputeti në qarqet më të vogla.

Por, ajo që pohohet nga burimet brenda PD-së për GSH.al është se në listën e saj pritet të jenë vetëm tre aleatë, konkretisht kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PAA-së Agron Duka dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në pikëpyetje janë aleatët e tjerë, të cilët i qëndruan pranë PD-së gjatë qëndresës 90-ditëshe në “çadrën e lirisë”.

Listat:

Prej kohësh PD-ja ka gati propozimet e bazës për garën zgjedhore në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Pavarësisht ngritjes së çadrës në Tiranë, degët e PD-së në rrethe sollën propozimet e bazës drejt qendrës në pritje të miratimit të listës përfundimtare nga kryesia e PD-së. Por, ky proces u ndërpre përkohësisht për shkak të protestës. Ndaj brenda katër ditëve, PD-ja do të ketë gati listën me emrat e demokratëve që do të garojnë më 25 qershor, duke marrë edhe miratimin e kryesisë së partisë, shkruan GSH.al.

Por, secili emër do të kalojë në filtrin e komisionit të posaçëm për verifikimin e figurave në kuadrin e dekriminalizimit dhe që drejtohet nga doktor Kosova. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se Kosova do ta ketë më të lehtë këtë proces, pasi mësohet se emrat e përzgjedhur nga baza kryesisht janë të rinj dhe nuk ka preken nga dekriminalizimi.

Por, përveç shumë emrave të rinj që janë propozuar nga baza, si ish- zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi ka edhe emra të njohur të PD-së si Topalli, Bylykbashi, Boçi, Patozi, Bode etj., ndërkohë që pavarësisht se ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha është propozuar, nuk dihet nëse do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Tags: kandidate per deputetlulzim bashaPD

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
Xharra: Sulmi ndaj meje, çmimi që pagova për aderimin në politikë

Xharra: Sulmi ndaj meje, çmimi që pagova për aderimin në politikë

DURRËS/ Kontrabandonin naftë dhe medikamente, arrestohen në flagrancë dy persona

DURRËS/ Kontrabandonin naftë dhe medikamente, arrestohen në flagrancë dy persona

Gjendet në Siberi gjerdani 125 mijë-vjeçar

Gjendet në Siberi gjerdani 125 mijë-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com