Në Siberi, në shpellën Denisov, është gjetur një gjerdan që mendohet se është 125 mijë-vjeçar, raporton Digital Journal.
Shpella bart emërtimin e një nënlloji të Homo-sapiens nga periudha e paleolitit, për të cilin besohet se kishin populluar malet Altaje në lindje të Rusisë.
Gjerdani i gjetur në shpellë, ka ngjyrë të gjelbër dhe aktualisht ndodhet në Muzeun e kulturës të popullit të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Novosibirsk. “Krijuesi i gjerdanit ka qenë jashtëzakonisht i shkathët dhe ka përdorë një teknikë, e cila deri më tash është besuar shumë pak të ketë qenë e pranishme në periudhën e paleolitit”, ka thënë Irina Salnikova, drejtore e muzeut.