Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shpërthyer në akuza.
Tanimë që marrëveshja Rama-Basha është bërë publike duket se mw tw humbura janë partitë e vogla.
Ja çfarë shkruan Mesila Doda në Facebook:
“Dhe ta mendosh që kemi tre muaj që bëjmë thirrje për dialog për rritjen e standardeve të zgjedhjeve e për më shumë garanci për opozitën… këto paskan pas hallin e qeverisë PD+PS dhe të zhdukin të tjerët? Domethënë çadra vetëm hallin e PS dhe hashashit nuk paska pas…tani edhe mund të mos bëni më zgjedhje se qeverinë e betë dhe festoni me një cigare hashash bashkë”, – shkruan Doda në “Facebook”.