Tirana zyrtare, ka përshëndetur marrjen e mandatit nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re si dhe i ka shprehur atij mbështetjen politike. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, shkruan:
“Urime Zoran Zaev për marrjen e mandatit për të formuar qeverinë e re. Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë”.