Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

PD: I thamë “po” paketës së McAllister, Rama të bëjë të njëjtën gjë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
PD: I thamë “po” paketës së McAllister, Rama të bëjë të njëjtën gjë

Zbardhen 16 pikat e diskutimeve të opozitës, lidhur me paketën “McAllister”.

Sipas deklaratës së Partisë Demokratike, Basha ka pranuar propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, për të cilin kreu i PD-së ka njoftuar ambasadorin amerikan Donald Lu.

Gjithashtu, mësohet se Partia Demokratike ka rikonfirmuar para Lu-së pranimin e pikës 15-të për të votuar komisionet e Vettingut pas marrëveshjes.

Por, duket se pas kësaj Rama ka refuzuarplatformën McAllister, e cila përmbante shtyrjen e fatos së zgjedhjeve.

Partia Demokratike i bën thirrje Ramës që të pranojë propozimin e McAllister.

“Pasi  opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më poshtë deklarata e plotë e PD-së:

  1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
  2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
  3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
  4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
  1. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
  2. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
  3. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
  4. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
  5. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
  6. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se “po”-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.
  7. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
  8. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
  9. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
  10. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
  11. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
  12. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.
Tags: edi ramaopozitapaketa McAllisterPD

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
Shpërthen Petrit Vasili: Boll me teatër, të pranohet paketa McAllister. Meta i gatshëm të lërë Presidencën

Shpërthen Petrit Vasili: Boll me teatër, të pranohet paketa McAllister. Meta i gatshëm të lërë Presidencën

Lin-Pogradec, segmenti rrugor që i ha buxhetit të shtetit edhe 1 miliard lekë të tjera

Lin-Pogradec, segmenti rrugor që i ha buxhetit të shtetit edhe 1 miliard lekë të tjera

Deklaratat e Ramës për shëndetësinë, Tritan Shehu: Spekulime!

Deklaratat e Ramës për shëndetësinë, Tritan Shehu: Spekulime!

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com