Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer pas dështimit të paketës McAllister nga palët politike.
Vasili shkruan se palët politike duhet t’i japin fund një herë e mirë këtij teatri dhe të zbatojnë pikë për pikë paketën McAllister:
“LSI i qëndron pikë për pikë kompromisit të McAllister. Boll më me këtë teatër jotransparent. Lojërat politike tronditin stabilitetin e vendit. Kompromisi i McAllister nuk ka nevojë të diskutohet më. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë lojërave poltike, paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dyja palët. Përgjegjësitë për bllokimin janë të atyre që nuk pranojnë propozimin.”