Pas përplasjes së policisë së rendit me atë bashkiake, ka reaguar Voltana Ademi. Shkak i përplasjes është bërë tentativa e PS-së për të ngritur një tendë pranë bashkisë së qytetit, ku do të zhvillohet një takim i kryeministrit Rama me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës e ka cilësuar këtë përplasje një provokim të Ramës, pasi Bashkia kishte organizuar disa aktivitete me rastin e ditës së familjes për 15 majin.
Ademi tha se kryeministri Rama e ka lejen për takimin me të rinjtë pranë Prefekturës dhe jo pranë Bashkisë.
“Policia e rendit nuk lejoi aktivitetin sensibilizues të Bashkisë, por ndërhyri në mënyrë të paligjshme. Kërkoi të bllokojë aktivitetin sensibilizues me arsyetimin se do të zhvillohet takimi i PS. Ne do të vazhdojmë aktivitetin tonë për ditën e familjes”, tha Voltana Ademi në një reagim për mediat.