E kemi parë pranë deputeteve të Partisë Demokratike, e kemi parë pranë zonjave të moshuara, por asnjëherë si sot!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur sot tre femrat më të rëndësishme të jetës së tij, për ta shoqëruar në protestë.
Pak orë para fillimit të protestës masive, Lulzim Basha është parë me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat e tij të mitura, Dafina dhe Viktoria.
Kjo është hera e parë që e shohim kaq të plotë në publik familjen Basha, ndërsa duket se ai ka zgjedhur të shfaqet pranë personave më të shtrenjtë të familjes, si për të dhënë një mesazh që protesta e sotme do të jetë tërësisht paqësore.