Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha: Nesër në mesditë ju sjell “Republikën e Re”!

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Një ditë para protestës së opozitës kundër qeverisë, Basha iu premtoi mbështetësve të tij se do t’u sjellë “Republikën e Re”

Fjalimi i Bashës, në “Çadrën e Lirisë”, i ngjau një ligjërimi elektoral, i dëgjuar më parë edhe nga kryeministri Rama kur ndodhej në opozitë.  

Duke folur para mbështetësve të tij, Basha adresoi së sërë premtimesh, duke nisur që nga arsimi, e deri tek dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë (një premtim ky që vetë PD nuk e ka mbajtur sa herë ka ardhur në pushtet), të cilat sipas tij do të bëhen realitet në “Republikën e Re”, republikë, e cila sipas Bashës fillon ditën e nesërme me marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Duke u bashkuar nesër në manifestimin më të madh, të zhgënjyerit dhe socialistët e ndershëm shqiptarë do t’i thonë ndal krimit dhe drogës. Duam një Shqipëri që qeveriset përmes votës së shqiptarëve dhe jo krimit e drogës. Duam ta çlirojmë Shqipërinë nga kriminelët dhe dallkaukët. Nga nesër do të nisim marshimin që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nesër do të bashkohen me ne intelektualët, sportistët, të rinjtë etj. E nesërmja do të hyjë në historinë kombëtare sepse është marshimi më i madh dhe i padëgjuar në dekada”, u shpreh Basha.

Ai i ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së ditës së nesërme, si rruga e vetme për të arritur zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme .

“Çdo shqiptar bashkohet nesër për një të ardhme të re, një e ardhme për çdo shqiptar dhe shqiptare. Nesër shqiptarët do të bëhen gati për t’u derdhur në orën 12:00 në shesh. Asgjë më e rëndësishme nuk do të ndodhë në 24 orë se forca e bashkimit dhe drejtësia e kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.   Mirë se vini qytetarë nga jugu në veri në sheshin e historisë, në sheshin e të ardhmes sonë evropiane”, përfundoi kreu i PD-së.

Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj do të zhvillojnë ditën e nesërme në orën 12:00 një protestë në shenjë revolte ndaj qeverisë së inkriminuar, siç e cilëson opozita si dhe për të kërkuar zgjedhje sipas standardeve evropiane, pavarësisht faktit që Bashkimi Evropian i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike të bëhet pjesë e procesit zgjedhor të 18 qershor dhe të mos e bojkotojë atë për interesa personale politike.  

 

Tags: bashacadra e liriseRepublika e Re

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Maqedonia, radhitet e fundit për nga liria e medies në raportin e PE-së

Lëvizja Vetëvendosje, tani si parti politike në Kosovë

Mbeshtetes te PD, gjate nje proteste te organizuar nga opozita para godines se Kryeministrise, ku i eshte kerkuar qeverise Rama te mbaje premtimet e fushates. Kjo proteste eshte mbajtur ne 23 vjetorin e rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha.

OSBE, Bashës: Protesta të jetë paqësore. Shmangni dhunën, jemi në vitin 2017







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com