Shtatë kongresmenë amerikanë kanë mbërritur në Tiranë, ku po zhvillojnë një takim me presidentin e zgjedhur, Ilir Meta.
Ky delegacion përbëhet kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte.
Takimi po mbahet në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa në orën 17:00, kongresmenët do të zhvillojnë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përbërja e delegacionit:
Kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte
Peter DeFazio,
Steve King,
David Cicilline
Jason Smith
Dave Trott
Matt Gaetz
Kongresmenët kanë ardhur në Shqipëri në bazë të misionit shtatë ditor në rajon, për përmirësimin e klimës politike.