Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kokëdhima sfidon Ramën: Do të bëhem kryeministër

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kokëdhima sfidon Ramën: Do të bëhem kryeministër

Kreu i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima ka shprehur hapur ambicien e tij për t’u bërë kryeministër i vendit.

Gjatë një takimi me socialistët dhe mbështetësit e partisë së tij në Pogradec, Kokëdhima iu tha mbështetësve të tij se për ta bërë Shqipërinë që duan të gjithë shqiptarët, ai do të synojë që të jetë së afërmi kryeministër.

“Unë dua të bëhem kryeministri juaj në të ardhmen e afërt për të kryer ato vepra që sot ju duken ëndrra dhe iluzione, por që nesër do të jenë realitet po të udhëhiqemi nga treshja e vlerave kardinale: ndershmëria, atdhedashuria dhe profesionalizmi”

Kreu i “Zgjidhjes” deklaroi se partia e tij nuk do të futet në zgjedhje parlamentare me sistemin aktual zgjedhor.

“ZGJIDHJA nuk do futet kurrë në zgjedhje jo gjithëpërfshirëse. “Zgjidhja” nuk do futet kurrë në zgjedhje pa opozitën. “Zgjidhja” nuk do të legjitimojë kurrë zgjedhje që përçajnë popullin tonë. “Zgjidhja” do udhëheqë luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk do të futemi në zgjedhje që i administrojnë partitë e mëdha. Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në zgjedhje me këtë sistem. Ne nuk do t’ia besojmë kurrë numërimin dhe administrimin e votave tona Rilindjes dhe PD-së!”- u shpreh Kokëdhima përpara të pranishmëve.

Duke komentuar anulimin e zgjedhjeve të parashikuar në Kavajë të dielën, Kokëdhima tha se ai e kishte  paralajmëruar këtë.

“Disa herë kam deklaruar se zgjedhjet e 7 majit, dhe bashkë me to edhe zgjedhjet e 18 qershorit, janë hedhur në erë. Nëse zgjedhjet e 18 qershorit do të imagjinoheshin pa opozitën, qeveritarët e Tiranës duhet ta dinë se vendi do të destabilizohet dhe do kthehet në kohën kur bandat do dilnin rrugëve. Të gjitha projeksionet ekonomike për 2017 dhe për vitet që vinë do të përmbysen. Nga një situatë e tillë do të përfitonin ata që duan destabilizimin e Shqipërisë, armiqtë e saj dhe bota e krimit dhe kriminelëve të të gjitha llojeve”-shpjegoi kreu i partisë “Zgjidhja”.

Kokëdhima akuzoi Ramën se është përpjekur të fshehë e të mohojë të vërtetën e krizës së thellë dhe të shumëfishtë që ka përfshirë vendin tonë.

“Ai u përpoq të manipulojë opinionin e brendshëm dhe t’u hedhë hi syve partnerëve ndërkombëtarë vetëm e vetëm për të mos bërë reformën zgjedhore, liberalizimin e tregut elektoral dhe pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve, vetëm e vetëm për të mbajtur në këmbë zgjedhjet e manipuluara dhe pa standarde”

Tags: edi ramakavajakoco kokedhimakriza politikekryeministerpogradeczgjidhja

TË LIDHURA

Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi
Aktualitet

Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi

14:56 | 11/04/2026
Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri
Aktualitet

Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri

14:26 | 11/04/2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:21 | 11/04/2026
Next Post
Berisha: Rama po krijon opozitat artificiale, si Ramiz Alia në 1990  

Berisha: Rama po krijon opozitat artificiale, si Ramiz Alia në 1990  

A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Nishani dekoron me titullin “Nderi i Kombit” Himarën

Nishani dekoron me titullin “Nderi i Kombit” Himarën







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi
Aktualitet

Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi

by mirseda
14:56 | 11/04/2026
0

Belinda Balluku zhvilloi një takim me fermerët në Lushnjë, ku theksoi rëndësinë e Myzeqeja si një nga...

Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri

Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri

14:26 | 11/04/2026
U dëmtua ndaj Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen operacionin me sukses

U dëmtua ndaj Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen operacionin me sukses

14:22 | 11/04/2026
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:21 | 11/04/2026
Aksident në Gjorm të Vlorës/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur, mes tyre fëmijë

Aksident në Gjorm të Vlorës/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur, mes tyre fëmijë

14:18 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com