Kreu LIBRA-s, deputeti Ben Blushi, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me takimin e sotëm që zhvilluan kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Blushi ironizoi situatën politike, pavarësisht se palët nuk gjetën një gjuhë të përbashkët, ndërsa theksoi se do ishte çuditur, nëse palët do merreshin vesh.
“DO ISHTE ÇUDI TË MERRESHIN VESH
Që Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje do ishte njëlloj sikur cigarja dhe shkrepsja të shuanin zjarrin. Më vjen keq nëse PD nuk hyn në zgjedhje, por më shumë keqardhje kam nëse shumë shqiptarë nuk do shkojnë të votojnë për çdo arsye. Kjo krizë nuk zgjidhet dot pa zgjedhje, por me zgjedhje sa më të shpeshta. Mundësisht, çdo vit duke filluar nga viti i ardhshëm!”, thuhet në reagimin e Blushit.