Rama dhe Basha po zhvillojnë një takim, në Presidencë, ku shoqërohen nga Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.
Kamerat janë lejuar të qëndrojnë pak minuta para fillimit të bisedimeve për negociata në tryezën e mbledhur nga presidenti Nishani.
Por, ajo që të bie në sy është një detaj që kamerat kanë kapur nga aktorët politikë. Teksa kanë pritur largimin e kamerave, kryeministri Rama, Lulzim Basha dhe Edi Paloka kanë pirë ujë herë pas here.
Duket se këta të fundit kanë qenë në siklet, ndërsa kanë zgjedhur të pijnë ujë në pritje të largimit të kamerave, për të nisur negociatat për zgjidhjen e krizës politike.
Ndryshe nga të tjerët, presidenti Nishani dhe Gramoz Ruçi duket se kanë qenë më të qetë. Gjithashtu, Rama e ka shfaqur nervozizmin e tij edhe me kameramanët, për të cilët ka rezervuar batutën: “Nuk po bëni film, mund të dilni tani”.