Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Miratohet projektligji për strehimin social, përfitojnë këto kategori

9 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Miratohet projektligji për strehimin social, përfitojnë këto kategori

Projektligji “Për strehimin social”, propozuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, është miratuar dje nga Këshilli i Ministrave.

Pas konsultimeve publike me 4 bashki (Tiranë, Pogradec, Lezhë e Vlorë), u miratuan ndryshime ligjore, të cilat parashikojnë dyfishim të programeve të strehimit. Këto programe janë: Programi i banesave sociale me qira; Programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese ose të përmirësimit të kushteve, deri në një ndërtim të ri; Programi i banesave me kosto të ulët; Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; Programi për krijimin e strehëve të përkohshme; Programi i banesave të specializuara, shkruan Ora News.

Familjet dhe individët, ku mungojnë shërbimet bazë, kanë përparësi në përfitimin nga programi i përmirësimit. Të tilla shërbime bazë janë vendbanimet ose banesat individuale të komunitetit rom, komunitetit egjiptian, komuniteteve të zonave rurale e të ngjashme me to, të personave me statusin e jetimit, personave me aftësi të kufizuara; familjeve të policëve të rënë në detyrë, prindi i vetëm, të moshuarit dhe viktimat e trafikimit.

Në këtë projektligj të miratuar, trajtohet për herë të parë programi i banesave të specializuara. Janë banesa që adresojnë një nevojë specifike strehimi, ku përfshihen banesat për të moshuarit dhe/ose personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, fëmijët, të cilët janë pa kujdes prindëror ose janë marrë në mbrojtje nga shteti dhe që përgatiten për të kaluar në jetën e pavarur, të miturit nga 14-18 vjeç ose të rinjtë 18-21 vjeç, pas lirimit ose kryerjes së programeve, që lidhen me drejtësinë penale dhe vajzat-nëna.

Gjithashtu, ligji bën të mundur ndalimin e dëbimit me forcë (force viction), duke mundësuar lehtësimin e procedurave të zhvendosjes së qytetarëve si një detyrim për sigurimin e strehimit alternativ të përshtatshëm.

Ky projektligj parashikon, për herë të parë, edhe mënyrën se si sektori privat kontribuon në krijimin e fondit publik. Çdo shoqëri ndërtuese ose investitor që, investon dhe kryen ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi për efekt përfitimi, mbi 2000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim e të paktën 50 metrave katrorë sipërfaqe funksionale dhe që të plotësojë kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik, të banesave sociale me qira.

Projektligji “Për strehimin social” do të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

TË LIDHURA

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat
Aktualitet

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

19:23 | 08/11/2025
Next Post
Zhduket, në rrethana misterioze, gjimnazistja nga Librazhdi

Zhduket, në rrethana misterioze, gjimnazistja nga Librazhdi

Mimi Kodheli, presidente? Ministrja e gatshme për këtë post

Mimi Kodheli, presidente? Ministrja e gatshme për këtë post

Thasë me kanabis në Shëngjergj, babë e bir braktisin drogën dhe fshihen në pyll

Thasë me kanabis në Shëngjergj, babë e bir braktisin drogën dhe fshihen në pyll







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com