Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, u takuan për t’u konsultuar lidhur me nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Jam e gatshme dhe e nderuar për ta pranuar këtë post”, kështu është shprehur dje, Mimi Kodheli, në një intervistë për “Natë me Xhaxhiun”.
Ndërsa Rama u shpreh se nuk do të bënte asnjë lëvizje, pa u konsultuar më parë me aleatin e tij, Meta.
Gjithashtu, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër zyrtare Metës, mbi përcaktimin e kalendarit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Tashmë po njihemi me kandidaturat e para për postin e presidentit, ndërsa Kodheli duket se është një prej tyre.
A do të ketë Shqipëria për herë të parë një presidente femër? Kjo mbetet për t’u parë.
Mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017, ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, kanë filluar sot.