Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA paralajmëron Kinën

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA paralajmëron Kinën

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Kinën në rast të mbështetjes së Rusisë në luftën në Ukrainë. Për shkak të numrit të lartë të viktimave civile shtohen zërat për krime lufte të Moskës.

Për të penguar një shkallëzim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë, SHBA ka përsëritur kërcënimin në drejtim të Pekinit. Kina duhet të llogarisë me pasoja, nëse do t’i japë ndihmë ushtarake Rusisë, është shprehur Jen Psaki, zëdhënësja e presidentit amerikan. SHBA është shumë e shqetësuar, se Kina do të mbështesë ushtarakisht Rusinë. Presidenti Biden do të diskutojë për këtë me presidentin kinez, Xi Jinping në një telefonatë të premten “hapur dhe drejtpërdrejt”, ka thënë Psaki. Të flet shumë fakti, që Kina nuk e dënon luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur, se Kina ka përgjegjësi të përdorë influencën e saj tek presidenti rus, Putin dhe të kërkojë respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Por duket se Kina, kërkon të bëjë të kundërtën. Deri tani qeveria amerikane nuk ka paraqitur provat për ndihmën e Kinës ndaj Rusisë. Të mërkurën presidenti Biden e cilësoi Vladimir Putinin si “kriminel lufte”. Të enjten ai e ashpërsoi tonin duke e quajtur atë “diktator vrasës” (..) që zhvillon një luftë të pamoralshme kundër njerëzve në Ukrainë.

Për shkak të numrit të lartë të viktimave civile shtohen zërat për krime lufte të Moskës. Bashkimi Europian dënon ashpër “krimet e luftës” të Rusisë në Ukrainë, u shpreh Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Sulmet e qëllimshme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile janë “të turpshme, të dënueshme dhe tërësisht të papranueshme”, tha Borrell duke vlerësuar se ato janë shkelje të rënda të të drejtës humanitare.

Sulmet ruse vazhdojnë

Ndërkohë Ukraina ka njoftuar për sulme të vazhdueshme natën e së premtes. Në veri të vendti trupat ruse vazhdojnë bllokadën e pjesshme dhe sullmet kundër qytetit Tshernihiv. Edhe në Brovary një rajon përreth Kievit sulmohen rregullisht pozicionet e ushtrisë ukrainase. Ndërsa sipas të dhënave të kreut të bashkisë së Lvivit, forcat ruse kanë sulmuar zonën e aeroportit të qytetit perëndimor ukrainas. “Raketat kanë goditur zonën e aeroportit të Lvivit”, shkroi Andrij Sdovy në Facebook, por sulmi nuk ka prekur aeroportin.

Ndërsa në Mariupol sipas të dhënave lokale janë shkatërruar 80% e godinave të banimit dhe 30% e tyre nuk mund të riparohen. “Përditë bien 50-100 bomba në qytet. Shkatërrimi është i madh”, shkruan këshilli bashkiak në shërbimin Telegram.

Ndërkohë një ditë pas sulmit në teatrin e Mariupolit është ende e paqartë, se sa vetë janë plagosur ose vrarë. Në një bodrum të teatrit kishin kërkuar ndihmë disa qindra vetë, mes tyre shumë fëmijë. Por nga raportimet e para, duket se bunkeri i nëndheshëm ka rezistuar. Deputetja ukrainase, Olga Stefanyshyna shkroi në Facebook, se “rreth 130 vetë janë shpëtuar ndërkohë. Të dhënat nuk mund të verifikohen.

Pala ruse dhe ukrainase japin të dhëna të ndryshme mbi evakuimin e popullatës civile nga Mariupoli. Sipas të të dhënave ruse janë larguar 43.000 vetë nga qytetit dhe janë ofruar 143 tonë ndihma. Kurse zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshsçuk foli për vetëm 2000 vetë që janë larguar. Edhe këto të dhëna nuk mund të verifikohen. /DW

Tags: kinerusiSHBAUkrainë

TË LIDHURA

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

22:37 | 06/04/2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban
Bota

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz
Bota

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Next Post
A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

Pse dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht

Rama: I kam tmerr njerëzit që flenë, UBT të bëhet si Universiteti i Vjenës

Rama: I kam tmerr njerëzit që flenë, UBT të bëhet si Universiteti i Vjenës

Kriza/Rama: E hëna mund të bëhet pa makina, ose tre ditë punë nga shtëpia

Kriza/Rama: E hëna mund të bëhet pa makina, ose tre ditë punë nga shtëpia







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com