Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, shprehet se Bashkia e Tiranës do të shpenzojë 830 mln lekë për aktivitete dhe koncerte. Në vazhdën e denoncimit ai deklaron se taksat e shqiptarëve po harxhohen për ahengje dhe festa, ndërsa njerëzit vuajnë për bukën e gojës. Vasili thotë se në këto momente të vështira ku çdo lek te shpenzohet nga Bashkia per hallet dhe mjerimin e shumë familjeve në varfëri, qeveria tallet duke perdorur taksat për ahengje propagande.
Statusi
Veliaj qindra milion leke per ahengje, ndersa njerezit vuajne per buken e gojes!
E pabesueshme, por e vertete!!
830 milion leke do te shpenzoje Bashkia e Tiranes per për fishekzjarrë, letra shpërthyese me ngjyra, podium prezantuesi, sistem pajisjesh për Di Xhej, blica për efekte speciale, tym skenik etj.
Taksat e djerses dhe te mundit te mijra qytetareve te Tiranes behen rrush e kumbulla nga Bashkia per ahengje propagande.
Ne keto kohe shume te veshtira ne vend qe çdo lek te shpenzohet nga Bashkia per hallet dhe mjerimin e shume familjeve ne varferi keta tallen dhe bejne baderdi duke perdorur taksat per ahengje propagande.
Keta qe gjobisin si hijena me Policine Bashkiake mijra qytetare per automjetet, qe u prishin shtepite dhe i hedhin ne rruge te madhe pa asnje ndihme, qe rrisin Taksat si asnje Bashki tjeter, qe vjedhin qindra milione me inceneratore, jane po keta qe ja vene vulen turpit duke harxhuar parate per ahengje.