Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

8 vota bien nga “qielli” për kreun e FSHF-së. Idrizi: Duka, kontrabandist

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
8 vota bien nga “qielli” për kreun e FSHF-së. Idrizi: Duka, kontrabandist

Për zgjedhjen e presidentit të FSHF-së kandidatët duhet të marrin 2/3 e votave. Nëse asnjë nuk e arrin këtë numër, dy kandidatët me më shume vota, zhvillojnë raund tjetër. Fiton ai që merr më shume vota. Nëse edhe në këtë rast nuk fiton askush, 24 orë më vonë mbahet një tjetër asamble, me votim tjetër. Ndërsa për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, fitojnë ata që kanë 50 për qind plus 1 votë në raundin e parë.

Një skandal është përgatitur për të manipuluar këto zgjedhje, i cili ka të bëjë me 8 vota që nuk dihet se nga do të vijnë. Asambleja e FSHF-së ka në përbërje 66 anëtarë të cilët kanë të drejte vote, ku 8 prej tyre rezultojnë të jenë shoqata rajonale të futbollit amator. Problemi është se këto shoqata nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë, pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar, zbulon Report Tv.

Për këtë çështje ka reaguar edhe administratori i ekipit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Ai akuzon për këtë FSHF, ndërsa thotë se nuk është e aftë të realizojë zgjedhjet. Idrizi thotë se Duka nuk ka moral që të rikandidojë për një mandat të pestë në krye të FSHF, ndërsa shton se herët ose vonë Shqipëria nuk do të jetë në dorë të kontrabandistëve.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi më datë 6 janar të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, e cila do të mblidhet më 7 shkurt në Durrës. Deri tani kandidati i vetëm është Duka, ndërsa pritet nëse Bashkim Fino që është përfolur kohët e fundit do ta sfidojë.

Intervista me Sinan Idrizin:
Si e shikoni procesin e zgjedhjeve?
Pas fakteve të publikuara, kur shoqata fantazmë kanë të drejtën e votës kam idenë se nuk flitet më për zgjedhje.

Si gjykoni se jemi përballë një skandali?
Po sigurisht. Flasim për njerëz inekzistentë. Zgjedhjet janë gjëja e fundit të mendohet. Jam i shokuar. N/kryetari i FSHF, Libohova thotë se nuk e di për këtë gjë. Ai që e organizon këtë thotë se nuk e di, por si duhet të hyjmë ne në zgjedhje, kur 8 apo 10 nga këta janë fantazim. Është shumë e rëndë. Kjo është qartë, vjedhje votash. Këta njollosin. Libohova thotë nuk e di dhe ky është skandali i dytë. Nuk kemi se çfarë të flasim më…

Kush është pas këtyre shoqatave?
Ju thoni gjurmët unë po them ja ujku, nuk ka dyshime.

A duhet që Duka të rikandidojë sërish?
Do të jetë njeriu i fundit që të ketë të drejtën morale. Nuk ka pse të fshihet pas suksesit të kombëtares. Ai i ka dhënë jetë falsifikimit të madh të vjedhjes së votave. Ky është zotëria, nuk kemi më se çfarë të flasim. Vetëm sot kam marrë 26 sms nga miq, administratorë të shqetësuar.

Si do të veproni?
Do të rikërkojmë atë që na kërkon. Kjo asamble nuk është e aftë të organizojë zgjedhjet. Si mund ti besojmë ne kësaj asambleje?

Keni një apel?
Apeli është shumë i thjeshtë, herët ose vonë Shqipëria nuk do të jetë në dorë të kontrabandistëve.

Anëtarët e Asamblesë me të drejtë vote
1. Ada
2. Beselidhja
3. Bilisht Sport
4. Bylis
5. FC Besa
6. FC Gramozi
7. FC Lushnja
8. FK Apollonia
9. FK Dinamo
10. FK Elbasani
11. FK Kamza
12. FK Kelcyra
13. FK Kukesi
14. FK Memaliaj
15. FK Skrapari 2006
16. FK Sukthi
17. FK Terbuni
18. FK Tomori 1923
19. Flamurtari FC
20. Iliria
21. KF Adriatiku Mamurras
22. KF Burreli
23. KF Butrinti
24. KF Delvina
25. KF Domosdova
26. KF Egnatia
27. KF Erzeni
28. KF Gramshi
29. KF Laci
30. KF Maliqi
31. Fieri
32. KF Naftetari
33. KF Pogradeci
34. KF Pojani
35. KF Policani
36. KF Shkumbini
37. KF Skenderbeu
38. KF Tepelena
39. KF Teuta
40. KF Tirana
41. KF Turbina
42. KF Vllaznia
43. KS Kastrioti
44. KS Korabi
45. KS Luftetari
46. KS Sopoti
47. KS Vlora
48. KSSH Veleciku
49. Luz i Vogel 2008
50. Olimpik FC
51. Partizani
52. Permeti
53. SHS Albpetrol Patos
54. SK Himara
55. Shoqata e Trajnereve
56. Shoqata e mjekeve sportive
57. Shoqata e Arbitrave te Futbollit
58. Shoqata e Futsallit
59. Shoqata Rajonale Tirane
60. Shoqata Rajonale Durres
61. Shoqata Rajonale Shkoder
62. Shoqata Rajonale Elbasan
63. Shoqata Rajonale Fier
64. Shoqata Rajonale Korçe
65. Shoqata Rajonale Gjirokaster
66. Shoqata Rajonale Lezhe

Tags: 8bienDukaFSHF-sëidrizikontrabandistkreunqiellivota

TË LIDHURA

Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare
Kryesore

Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare

19:11 | 24/02/2026
Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset
Kryesore

Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset

19:03 | 24/02/2026
Rrëshqitje në Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do ndërtojmë një rrugë alternative e do shembim urën
Kryesore

Rrëshqitje në Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do ndërtojmë një rrugë alternative e do shembim urën

18:28 | 24/02/2026
Next Post
FIER/Grabitet një pikë këmbimi valutor, autorët me armë e maska

FIER/Grabitet një pikë këmbimi valutor, autorët me armë e maska

Dorëhiqet aktivisti i VV: Albin Kurti “diktator”

Dorëhiqet aktivisti i VV: Albin Kurti "diktator"

Ekipi grek kërkon Ergys Kaçen

Ekipi grek kërkon Ergys Kaçen







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare
Kryesore

Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare

by mirseda
19:11 | 24/02/2026
0

Dhimitraq Ziu, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, ka deklaruar se ne pikat...

Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset

Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset

19:03 | 24/02/2026
Rrëshqitje në Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do ndërtojmë një rrugë alternative e do shembim urën

Rrëshqitje në Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do ndërtojmë një rrugë alternative e do shembim urën

18:28 | 24/02/2026
Librazhd-Prrenjas i bllokuar, ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe prishet ura

Librazhd-Prrenjas i bllokuar, ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe prishet ura

18:13 | 24/02/2026
Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

Spiropali të mërkurën në Prishtinë, takime me Kurtin e Osmanin dhe zyrtarë të tjerë të shtetit

18:10 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com