Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 8 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ndërkohë, rastet e reja kanë pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë.
Në harkun kohor në fjalë, janë kryer 471 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 136 persona.
Deri tani, në Kosovë janë infektuar 12683 qytetarë, nga të cilët 488 kanë humbur jetën.