Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

(8) Majmuni Kiko parashikon atentatet e radhës….

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria një bashki, nëna e gjithë reformave!

Nga: Lutfi Dervishi

I zhvendosur nga Saranda në Korfuz me idenë për të negociuar me palën greke për çështjet me interes dy palësh, Majmuni Kiko, pati një incident të rëndë në pikën e kalimit kufitar.

Gjatë kontrollit, polici grek i gjeti të paketuar për merak një kallashnikov.

-Po kjo çfarë është?- pyeti i lebetitur polici grek.

-Makinë llogaritëse!

-Kjo makinë llogaritëse?!

-Po, me këtë i lajmë hesapet në Shqipëri.

Kikos i konfiskuan “makinën llogaritëse” dhe kjo bëri që të ndryshoi planet. Thirri Kasandrën për të parashikuar atentatet e muajit gusht, ose thënë ndryshe “ngjarjet”.

Që në fillim të bisedës Kiko u tregua i sinqertë dhe tha se nuk i pëlqen fare grekët. Po fare.

-E di, i tha Kasandra, dhe ke shumë të drejtë. Ne grekët, të gjithë kafshët i kemi në mitologjinë tonë, me përjashtim të majmunit.

-Kjo do të thotë se kryeministri Shqipërisë ka të drejtë kur thotë se ju grekët mendoni se keni ardhur në këto anë para nesh?

-Po ç’ne ti nga këto anë- nisi ligjërimin Kasandra. Në mitologjinë japoneze majmunët zënë vend kryesor. Edhe në mitologjinë kineze, indiane dhe egjiptiane u kushtohet një vëmendje e veçantë majmunëve. Mitologjia kineze ju quan ju “mbreti i kafshëve”. Ju vendos mbi Luanin. Një jetë ka majmuni për të jetuar. Pse e çon dëm në Shqipëri? Pse nuk shkon në Kinë?

-Nuk më pëlqen politika e jashtme e Kines- tha Kiko dhe u fut drej e në temë. Këtu kam ardhur për të më mësuar nga ju “ngjarjet e rënda” që do të ndodhin në muajin e pushimeve. Muaji gusht, vijoi Kiko është shumë interesant. është muaji i pushimeve për 99% të shqiptarëve, është muaji ku operatorët turistikë në Jug të Shqipërisë ngrenë çmimet më lart se Kulla e Kastratit në Tiranë me shpjegimin se “ne 1 muaj kemi dhe 11 muajt e tjerë do të hamë çfarë fitojmë këtë muaj”. Pra “shqiptarët” punojnë 11 muaj, që të pushojnë një muaj… nejse, çështje e ngatërruar, por desha të them se më shqetësojnë jashtë mase vrasjet.

-Pse – e pyeti Kasandra.

-Po, kam dëgjuar se njerëz me ndikim në opinionin publik në Shqipëri, thonë se pa vrasje nuk ka romane. Unë jam ekologjist. Romanet bëhen me letër. Letra bëhet prej druri. Druri merret nga pema. Në pemë jetojmë ne. Mirë betonin nuk e ndaloj dot se nuk ndalet dashuria e shqiptarëve për betonin, por të paktën të mbrojmë mjedisin nga romanet që mund të frymëzohen nga vrasjet.

-E kuptova,- tha Kasandra. çfarë kërkon të dish?

– Vendet ku do të kryehen atentatet.

-Laç, Milot, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër, rruga Elbasan – Peqin.

-Po ditët?

-Nga e hëna në të premte. E Shtuna dhe e Diela janë pushim. Edhe kriminelët njerëz janë me halle dhe familje, kanë nevojë për pushim.

-Po metodat?

-Metodat tradicionale. Kallash, pistoletë, eksploziv.

-Po policia? Policia si do të reagojë?

-Policia do të kapë menjëherë viktimat, por me kusht që lajmin ta japin të parët gazetarët. Pas ngjarjeve do të ketë lëvizje në polici. Nëse vrasjet më të shumta ndodhin në Vlorë dhe në Shkodër, për të përmirësuar në mënyrë urgjente situatën, drejtori i Vlorës do të shkojë në Shkodër dhe ai i Shkodrës do të tranferohet në Vlorë, e kështu me radhë. Me këtë rast grupi Skërficës do të këndojë këngën: “Drejtor ishim, drejtor jemi/ tjetër fat ne nuk kemi/ ku thërret detyra ne vemi/

-Si mund të parandalohen vrasjet? Kam hall se gusht do të shkruhen shumë romane.

-Kam dëgjuar se je majmun me ndikim në Shqipëri. Bëji një thirrje që në muajin gusht të nënshkruhet një armëpushim mes “grupeve rivale” dhe ta zbatojnë atë”.

-Po, problemi është se kryeministri ka thënë: “Kokat hëngshin”.

-E kanë keqkuptuar, si gjithmonë- tha Kasandra. E ka patur fjalën për koka qingjash. Duhet mirëkuptuar zelli dhe gadishmëria e policisë për të zbatuar besnikërisht e pikë për pikë porositë e kryeministrit, por e kanë keqkuptuar. Më vjen shumë keq për këtë. Dhe nëse më pranoni një këshillë, vijoi Kasandra, duhet ta merrni seriozisht çështjen e vrasjeve, po ju viten shumë “biznesmenë’. Nuk po them që të kthehen të gjithë vegjetarianë, por po të vijoni me këtë ritëm duke ngrën kokat e njëri tjetrit, pas pak vitesh do të mbeteni pa biznesmenë dhe investitorë strategjikë. Kush do e bëj rindërtimin? Kush do ta bëj lule Shqipërinë? Kush do ta rrisë GDP-në? Kush do të forcojë lekun ndaj euros dhe dollarit? Kush do t’i financojë fushatat elektorale? Kush do të financojë partitë politike, këto kështjella të demokracisë? Kush do të financojë mediat?

-Shumë pyetje të vështira për mua- u përgjigj Kiko. Këtyre pyetjeve nuk ua di përgjjigjen as ai i madhi fare, vetë Zeusi. Por ty të faleminderit për këshillat dhe sidomos për pyetjet. A mundet që për parashikimet për ngjarjet e muajit gusht të citoj ty?

-Pse ?

– Kam frikë, tha Kiko, se po t’i them unë do të më arrestojnë për mos kallëzim krimi. Neni 300/1 i Kodit Penal!

 

Tags: krimiLutfi Dervishimajmuni Kiko

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shpërthimet trondisin portin ukrainas disa orë pas marrëveshjes së grurit

Shpërthimet trondisin portin ukrainas disa orë pas marrëveshjes së grurit

Piu ujë të ndotur nga një lumë “i shenjtë”, ministri indian shtrohet në spital (VIDEO)

Piu ujë të ndotur nga një lumë “i shenjtë”, ministri indian shtrohet në spital (VIDEO)

Video bëhet virale, momenti ku majmunët ia shkulin flokët vajzës në kopshtin zoologjik

Video bëhet virale, momenti ku majmunët ia shkulin flokët vajzës në kopshtin zoologjik







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

by mirseda
17:54 | 12/02/2026
0

Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një deklarate publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë,...

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

17:17 | 12/02/2026
U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

16:43 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com