Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

8 fakte romantike të lidhjes së re të dashurisë së Arbana Osmanit

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, W-Instant
8 fakte romantike të lidhjes së re të dashurisë së Arbana Osmanit

Historia e tyre është më e komentuara e momentit në median shqiptare dhe shtypin rozë! Të tillë e bëjnë vetë protagonistët e saj. Romanca e tyre është tipike e ngjashme me ato hollywoodiane ku aktori dashurohet me regjisorin dhe ata jetojnë të lumtur çdo dimension të lidhjes së tyre. Prej disa ditësh, në media po përflitet një lidhje e re dashurie mes moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Ndonëse, Arbana nuk ka reaguar personalisht pas lajmeve në shtypin rozë, duket se faktet janë më kokëforte se kaq! Ajo i ka dhënë fund lidhjes 16-vjeçare me Ardit Keron, me të cilin ka edhe një djalë, Jon. Me gjithë vendimin personal për të mos u shprehur publikisht përmes intervistave apo deklaratave të ndryshme, janë miqtë e tyre të afërt ata që flasin dhe komentojnë lidhjen më të re të dashurisë brenda Top Channel, mes Arbana Osmanit dhe regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj.

Por, veçmas anës mediatike, duhet fare pak vëmendje dhe kujdes për të kuptuar përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, se komentet, fotot e përbashkëta, udhëtimet e shpeshta brenda dhe jashtë vendit janë provë e gjallë e kësaj romance të re. Le t’i konsiderojmë me radhë të gjitha faktet që provojnë pikërisht historinë e dashurisë mes Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt.

1. Fotot e tyre të para së bashku në rrjetet sociale, nisin herët që në vitin 2016-të, kur dyshja simpatike në shoqërinë edhe të Ergys Lubonjës, një tjetër regjisor i njohur në Top Channel kanë udhëtuar drejt Ljubjanës duke postuar foto nga ura e të dashuruarve siç njihet ndryshe ky destinacion në Slloveni.

2. Udhëtimi tyre i radhës i përbashkët është jo shumë kohë më pas, pikërisht në Pragë, ndërsa Eduarti ka zgjedhur të bëjë edhe një dedikim publik për Arbanën. “Me personin që përcjell vetëm lumturi dhe pozitivitet në çdo moment”.

3. Në ajër drejt ishullit mistik të Sazanit, shkruan regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, në një tjetër foto ku shfaqet i buzëqeshur në krahë të Arbanës, moderatores së emisionit.

4.Komentet e ëmbla dhe dedikimet e ndjera nuk kanë munguar në asnjë rast nga ana e të dy palëve. Kështu, ka qenë një foto e radhës, ku Eduarti ka pozuar në një nga pikat më strategjike të Londrës, dhe batuta e parë e Arbanës është pasuar më pas nga një vlerësim dhe pëlqim i hapur ndaj tij. “Shumë i bukur je gjithsesi”, i thotë prezantuesja e njohur në një koment të radhës regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur”.

5.Angazhimi i tyre i përditshëm në Top Channel, për shkak të emisionit dhe terrenit të përbashkët që ata ndajnë në sferën profesionale, por siç duket edhe në atë private, ka bërë që ata të kalojnë një pjesë të mirë të kohës bashkë. Gjithashtu, edhe udhëtimet e shpeshta jashtë Shqipërisë, për të realizuar xhirimet me protagonistët e emisionit, surprizat dhe të ftuarit në studion e emisionit janë një tjetër provë që ata kalojnë shumë kohë bashkë. Prova të tjera janë fotot që ata kanë nga të njëjtat destinacione, si në New York apo në Dubai, Moskë, etj.

6. Një tjetër moment që nuk mund të dalë jashtë vëmendjes, është ai i një fotoje ku Eduarti ka dalë bashkë me gazetarin e njohur Eraldo Rexho, njëherësh pjesë e stafit të “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana ka komentuar në foto duke thënë: “Ju dua djema”! Dhe përgjigja ka qenë po njësoj.

7.”Po shih çfarë ylli je”, i drejtohet moderatorja Eduartit në një tjetër foto të tijën, ndërsa ky i fundit nuk kursehet në koment duke i thënë “Të kam zemër unë ty”!

8.Provat mund të jenë të shumta, faktet, komentet, fotot e përbashkëta e plot detaje të reja që e vendosin në fokus këtë romancë të re dashurie, por prova më e fortë ishte ajo në finalen e sezonit të fundit të “Dua të të bëj të lumtur”. Në mbyllje të emisionit, Arbana Osmani u shpreh me vlerësime maksimale për regjisorin Eduart Grishaj duke thënë se: “Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Edi, regjisori i programit. Ngaqë njerëzit më shohin mua në program, mendojnë se unë jam programi. Në fakt, je ti. Ti i ke dhënë shpirtin këtij programi, e ke bërë unik siç ti vetë je”. Ai nuk vonoi në reagimin e tij publik duke thënë dy fjalë të ndjera dhe një dedikim emocionues për Arbanën. “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani”!/Revista Class

Tags: arbana osmanidashuriefaktelidhjeromantike

TË LIDHURA

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Basha e Kryemadhi dorëzojnë mandatin e deputetit

Basha e Kryemadhi dorëzojnë mandatin e deputetit

A do përsëritet marrëveshja Rama-Basha? Flet kreu i PD-së

A do përsëritet marrëveshja Rama-Basha? Flet kreu i PD-së

Dorëzohen mandatet, opozita nuk ka asnjë deputet/DW: S’mund të transmetojmë Live, ndërprenë internetin

Dorëzohen mandatet, opozita nuk ka asnjë deputet/DW: S'mund të transmetojmë Live, ndërprenë internetin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com