Gjirokastra ka festuar 75-vjetorin e çlirimit me një sërë aktivitetesh të shtrira përgjatë tre ditëve. Veteranë, familjarë e pushtetarë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve ku nuk kanë munguar edhe simpatizantët e diktatorit, me foton e tij.
Ata kanë mbajtur lart foton e diktatorit Enver Hoxha lart në memorialin në Varrezat e Dëshmorëve duke shprehur vlerësimin për të.
Ndërsa nxënësit e shkollave me shaminë e kuqe në qafë kanë vendosur nga një lule në çdo varr dëshmori.