jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

28-vjetori i pavarësisë së Maqedonisë/ Meta letër Pendarovskit: Urime vëllazërore për ju

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
28-vjetori i pavarësisë së Maqedonisë/ Meta letër Pendarovskit: Urime vëllazërore për ju

Në 28-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi presidentit Stevo Pendarovski.

Në mesazhin e tij, Meta deklaron se në drejtimin e Pendarovskit marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve do të forcohen.

Ndërkaq, presidenti Meta vlerëson kontributin jetik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit, ndërsa thotë se përmirësimi i marrëdhënieve ndër etnike kanë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Letra e presidentit Meta:

I nderuar Zoti President,

28-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më jep kënaqësinë e veçantë që të përcjell, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet e përshëndetjet më të ngrohta, të përzemërta e vëllazërore për Ju dhe të gjithë qytetarët Tuaj.

Shpreh bindjen time se, falë edhe vullnetit, eksperiencës dhe vizionit Tuaj, marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë e të bashkëpunimit, që ekzistojnë ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, do të forcohen më tej në të ardhmen.

Dëshiroj të theksoj se një ndikim shumë të madh në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike. Jemi krenarë për kontributin jetik që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut japin për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Jam i bindur se komuniteti maqedonas në vendin tonë do të vijojë të jetë një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

Përfitoj nga rasti t’Ju përgëzoj për vizionin dhe guximin në arritjen e Marrëveshjes historike të Prespës – një shembull për gjithë rajonin – që jo vetëm do të forcojë perspektivën euroatlantike të vendit Tuaj, por do ta bëjë rajonin tonë edhe më të sigurt. Jam i bindur se vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Së bashku me urimet më të mira e të përzemërta për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të vendit Tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Tags: 28-vjetoriilir metaletre urimiMaqedoni e VeriutStevo Pendarovski

TË LIDHURA

Moti i keq, breshëri dëmton fshatra në luginën e Vjosës
Aktualitet

Moti i keq, breshëri dëmton fshatra në luginën e Vjosës

20:24 | 23/03/2026
“Abuzim skandaloz”, Braçe: Çmime të larta, tregtarët të largohen nga trotuari
Politikë

“Abuzim skandaloz”, Braçe: Çmime të larta, tregtarët të largohen nga trotuari

19:50 | 23/03/2026
Një ditë pas protestës, Berisha: S’marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala
Politikë

Një ditë pas protestës, Berisha: S’marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala

19:28 | 23/03/2026
Next Post
“Pazari” që nuk bëhet pa opozitën parlamentare

“Pazari” që nuk bëhet pa opozitën parlamentare

Gazetari i ‘The Guardian’: Kosova është Brazili i Ballkanit

Gazetari i 'The Guardian': Kosova është Brazili i Ballkanit

28-vjetori/ Ruçi uron Xhaferrin: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vendimtare për paqen në rajon

28-vjetori/ Ruçi uron Xhaferrin: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vendimtare për paqen në rajon







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com