Një automjet është përfshirë nga flakët sot pranë doganës. Makina është ‘përpirë’ nga flakët, ndërsa nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit.
Si pasoja, lëvizja në njërin kah të rrugës është bllokuar e gjitha, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Më poshtë fotot e publikuara nga LSA.