Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha, duke bërë një lloj krahasimi mes tij dhe kryeministres së re të Finlandës.
Spahiu shkruan se Sanna Marin u bë kryeministre duke jetuar në një apartament me qira, ndërsa Basha kërkon të marrë këtë post me 72 apartamente në pronësi.
“U bë kryeministre e Finlandës duke jetuar në një apartament me qira 72 metra katrorë, Lulzim Basha kërkon të bëhet kryeministër i Shqipërisë me 72 apartamente dhe vila në pronësi”, tha Kreshnik Spahiu.